AMF zhvillon aplikacionin për përllogaritjen e dëmeve ndaj personit në aksidentet rrugore - Business Magazine Albania

AMF zhvillon aplikacionin për përllogaritjen e dëmeve ndaj personit në aksidentet rrugore

aksidentet rrugore

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka zhvilluar aplikacionin e llogaritësit të dëmeve ndaj personit, në rastet e aksidenteve nga mjetet motorike në sektorin e transportit. Aplikacioni bazohet në Rregulloren nr. 125, datë 28.07.2021 “Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, miratuar nga Autoriteti në zbatim të ligjit të ri për “Sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili hyri në fuqi më 1 korrik 2021.

Ky aplikacion u vjen në ndihmë palëve përfituese, si edhe vetë profesionistëve/ekspertëve të fushës në vlerësimin e dëmit dhe trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim. Përllogaritësi bazohet në disa supozime, vlerat e përllogaritura janë orientuese dhe synojnë të informojnë përdoruesit mbi masën e dëmshpërblimit.

Lexoni: Shqipëri, pasiguria fizike në punë

Aplikacioni është ndërtuar për përllogaritjen e vlerës së dëmshpërblimit në rastet e dëmit ndaj personit me pasojë paaftësinë e përhershme për punë ose me pasojë vdekjen.

Aplikacioni gjendet në linkun e mëposhtëm, në faqen zyrtare të AMF: https://crm.amf.gov.al/deme

Risitë që sjell zhvillimi i këtij aplikacioni për të siguruarit dhe profesionistët e fushës janë:

  • Përllogaritja automatike e vlerës së dëmit;
  • Transparencë mbi vlerën e dëmit pasuror dhe dëmit jopasuror. Pasqyrimi i vlerës për çdo figurë dëmi;
  • Mundësi përdorimi të aplikacionit nga ana e të dëmtuarve, si edhe profesionistëve/ekspertëve të fushës së sigurimeve, mbi bazën e disa supozimeve;
  • Edukim të konsumatorëve në fushën e sigurimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0