Amerika bëhet gati të shpërndajë vaksinën në nëntor

Amerika bëhet gati të shpërndajë vaksinën në nëntor

Amerika

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (C.D.C.) ka njoftuar zyrtarët e shëndetit publik në 50 shtete të përgatiten për shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit. Vaksina do të shpërndahet fillimisht për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupet me rrezik të lartë infeksioni, brenda fundit të muajit tetor dhe fillimit të nëntorit.

Ky udhëzim i C.D.C është shenja më e fundit e garës që po bëhet për krijimin e vaksinës kundër pandemisë që ka marrë më mbi 184,000 jetë njerëzish në Amerikë. Dokumentet u dërguan javën e kaluar, të njëjtën ditë që Presidenti Trump tha se një vaksinë mund të ishte gati para fundit të vitit.

Lexoni: I riu që humbi 7 familjarë nga COVID-19, i pari që teston vaksinën e Oxford

Gjatë javës së kaluar, si Dr. Anthony S. Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, ashtu edhe Dr. Stephen Hahn, i cili kryeson Administratën e Ushqimeve dhe Barnave, kanë thënë se një vaksinë mund të jetë gati për grupe të caktuara para se të përfundojnë provat klinike, nëse të dhënat do të ishin jashtëzakonisht pozitive.

Ekspertët e shëndetit publik pajtohen që shtetet duhet të përgatiten urgjentisht për të vaksinuar qindra miliona amerikanë.

Por mundësia e shpërndarjes së një vaksine në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit ka rritur shqetësimet se administrata Trump po kërkon të nxitojë shpërndarjen e saj – ose thjesht të sugjeruar se një gjë e tillë është e mundur – para Ditës së Zgjedhjeve në 3 nëntor.

The New York Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0