Ambasadorja Yuri Kim thirrje qeverisë: “Zbatoni reformat, të çlirojmë potencialin ekonomik të vendit” - Business Magazine Albania

Ambasadorja Yuri Kim thirrje qeverisë: “Zbatoni reformat, të çlirojmë potencialin ekonomik të vendit”

Yuri Kim

Ambasadorja Yuri Kim ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Në fjalimin e saj përpara anëtarëve të dhomës së biznesit amerikan, ambasadorja u shpreh se Amerika ka dy projekte strategjike në Shqipëri me kompaninë Bechtel, që do ndërtojë hidrocentralin e Skavicës dhe kompanitë Exxon Mobile dhe Accelerate Energy, që do vënë në punë termocentralin e Vlorës me gaz amerikan.

Potencialet për bashkëpunime janë edhe më të mëdha sipas saj, por qeveria duhet të përmirësojë klimën e biznesit:

“Ambasada e SHBA ka tri prioritete në Shqipëri: demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Ne jemi përqendruar prej kohësh në demokracinë dhe mbrojtjen dhe kemi një vrull të mirë në këto fusha. Jam e kënaqur që po udhëheq një shtysë për t’i ngritur marrëdhëniet tona të biznesit në të njëjtin nivel. Shtetet e Bashkuara janë ekonomia më e madhe në botë dhe është e qartë se në Shqipëri mund të përfitohet më shumë nga një lidhje më e ngushtë.

Lexo edhe: Huawei dhe Woman4Cyber Albania bashkë për sigurinë kibernetike

Mbetet ende më shumë punë për t’u bërë dhe ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare t’i japë përparësi përmirësimit të klimës së biznesit për të zhbllokuar me të vërtetë potencialin që të gjithë e dimë se ekziston këtu. Reforma në drejtësi duhet çuar deri në fund në mënyrë që gjykatat të jenë të pastra, të drejtat e pronës duhet të trajtohen një herë e mirë dhe konkurenca e ndershme duhet të jetë parësore në mënyrë që të gjithë investitorët, të mëdhenj apo të vegjël, shqiptarë apo të huaj, të luajnë me të njëjtat rregulla të drejta dhe transparente.” – u shpreh Yuri Kim. 

Dhoma Amerikane e Tregtisë në raportin e saj vjetor për klimën e biznesit në Shqipëri e ka vlerësuar në nivelin më të ulët që nga momenti i fillimit të matjes së indeksit 9 vite më parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0