Huawei dhe Woman4Cyber Albania bashkë për sigurinë kibernetike - Business Magazine Albania

Huawei dhe Woman4Cyber Albania bashkë për sigurinë kibernetike

Huawei dhe Woman4Cyber Albania

Zhvillimi i telekomunikacionit ka rritur potencialin për sulme kibernetike. Shqipëria, duke qenë një vend që ka përparuar shpejt në fushën e komunikimit është më tepër e ekspozuar ndaj rreziqeve kibernetike. Për të përballuar sfidat ndaj sistemeve të ndërlidhjes dhe të informacionit, Huawei, në partneritet me Women4Cyber Albania, ka vendosur të realizojë në Shqipëri disa workshop-e, ku tema kryesore është ”Higjiena Kibernetike”.

Workshop-i i radhës, u realizua në ambjentet e gjimnazit “Çajupi”, në kuadër të implemetimit të nismës #Huawei4HER. Ky modul, i krijuar në lidhje me rutinën e higjienës kibernetike, u prezantua tek pjesëmarrësit për të përvetësuar këshilla mbi aplikimin e masave të sigurisë në situata të ndryshme.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtuesja e institucionit arsimor, Znj. Goce, administratorja e Njësisë Bashkiake Nr.3, Znj. Ergesta Ninga si dhe përfaqësuses të tjerë të interesuar.

Në fjalën e saj Znj. Goce pohoi se: “Realizimi i workshop-eve të tilla ndihmon në edukimin e të rinjve drejt përdorimit të sigurt të mjeteve të teknologjisë digjitale”. Ndërsa, Znj. Ninga shprehet se do vazhdojë t’i mbështesë nisma të tilla si Women4Cyber Albania.

Ashtu si mësuesit, edhe nxënësit e pranishëm në këtë aktivitet e konsiderojnë shumë të rëndësishëm organizimin e aktiviteteve të tilla, pasi njohuritë e marra prej tij thellojnë dijet e marra përtej kurrikulave mësimore. Njëra prej pjesëmarrëseve u shpreh: “Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij workshop-i, pasi nuk kisha dijeni se sa e rrezikuar isha në mjedisin kibernetik. Të gjitha këshillat që mora sot do t’i aplikoj në vijim”.

Duke qenë se Tetori është muaji i Ndërgjegjësimit mbi Sigurinë Kibernetike, Woman4Cyber do të vijojë takimet edhe me përfaqësues të sektorit të biznesit dhe akademisë për të promovuar aplikimin e masave me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në sisteme dhe pajisje.

Për të mësuar më tepër rreth aktiviteteve që do të realizohen në kuadër të sigurisë kibernetike, ndiqni faqet në rrjetet sociale të mëposhtme.

Instagram: https://www.instagram.com/women4cyber_albania/

Linkedin: https://www.linkedin.com/company/women4cyber-albania/

Huawei në Shqipëri operon prej vitit 2011, duke sjellë fjalën e fundit të teknologjisë digjitale për konsumatorët, bizneset dhe institucionet. Si një prej gjigantëve të teknologjisë botërore, kompania ka ndërmarrë në vazhdimësi nisma lidhur me përdorimin e sigurt të teknologjisë digjitale apo edhe ofrimin e zgjidhjeve novatore e të sigurta. Huawei do të vazhdojë të nxisë nisma të tilla edhe në vazhdim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0