Ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber: Kanionet e Osumit janë unike dhe ujvarat mbreslënëse - Business Magazine Albania

Ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber: Kanionet e Osumit janë unike dhe ujvarat mbreslënëse

Ambasadorja e Zvicrës Znj Ruth Huber sot së bashku me familjarë dhe miq  ishte pjesë e skuadrës së Albania Rafting Group duke eksploruar për herë të parë Kanionet e Osumit .
Gjatë rafting prej 12 km në kanionet e Osumit  ajo magjepset nga madhështia  e tij, ujëvarat e shumta  dhe shpatet e gjelbëruara.

Ambasadorja Ruth Huber u shpreh: “Kanionet e Osumit janë shumë unike dhe ujvarat mbreslënëse. Nuk e imagjinoja të ishte kaq i bukur dhe të kishte një ekosistem kaq të pasur.
Unë do ta promovoj fort rafting në kanionet e Osumit dhe shumë miq dhe kolegë do të  vijnë për ti eksploruar pasi kjo experiencë nuk duhet humbur. Stafi juaj dhe organizimi ishin shumë profesional”.
“Zvicra është një kontributore e rëndësishme në Shqipëri në projekte që lidhen me rritjen e punësimin të të rinjve,zhvillimin e qëndrueshëm rural  ,zhvillimin e sipërmarjeve ,demokracinë dhe decentralizimin në qeverisjen vendore” Projekti i Ambasadës Zviceriane  “Risi Albania “ ka mbështetur Federatën Shqiptare të Rafting  e cila me projektin e saj “Albanian Adventure Resort” ka fituar Green Apple Award, Gold prize, në vitin 2015 në Skoci mes 500 projekteve nga e gjithë bota si ideja më innovative dhe projekti që jep zgjidhje ideale mjedisore. Plan i Biznesit u realizua në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të “Dunira Strategy” dhe u mbështet nga projekti Risi Albania i Ambasadës së Zvicrës.
Albanian Adventure Resort është një ndërmarrje inovative e turizmit të aventurës, miqësore me mjedisin që synon të nxisë ekonominë vendase përmes turizmit dhe dashurisë për natyrën.Ai gjithashtu synon të ofrojë një parajsë të bukur për të gjithë entuziastët e udhëtimeve të aventurës. AAR do të shërbejë si qendër shumësportive që do të ofrojë aktivitete dhe programe edukimi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Misioni i AAR-së është “Të transformojmë jetët duke festuar më të mirat e Shqipërisë”.
Gjithashtu, Ambasada Zviceriane, nëpërmjet “Lëviz Albania“ kanë  kontribuar në avokatinë dhe Mbrojtjen e Kanioneve të Osumit si Monument i Natyrës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0