Amazon do të hap një librari në San Francisco - Business Magazine Albania

Amazon do të hap një librari në San Francisco


Libraria e parë e Amazon do të hapet në Walnut Creek, një qytet periferik 20 milje në lindje të San Franciskos.

Në një email për Business Insider, zëdhënësi i Amazon ka konfirmuar raportin, duke thënë: “Ne jemi të shumë të lumtur që do të sjellim librat e Amazon në Broadway Plaza në Walnut Creek dhe ne jemi aktualisht duke punësuar menaxherët e dyqanve dhe punonjësit.”

Kjo do të jetë libraria e nëntë e hapur nga Amazon. Ajo tashmë ka tre të hapur në Seattle, San Diego dhe Portland dhe do të hap pesë të tjera në New York, Chicago, New Jersey dhe dy qytete periferike të Bostonit.

Është e paqartë se çfarë e bëri Amazon të zgjidhte Walnut Creek, në krahasim me një zonë më metropolitane, si psh. qendra e qytetit të San Francisco. Por Walnut Creek është një destinacion shumë i populluar për të bërë pazar dhe gjithashtu ka diçka të përbashkët me libraritë e tjera të Amazon: është afër librarive të pavarura.

Shumica e librarive të Amazon janë duke u lokalizuar në lagjet e komunitetit, në vend të vendeve të mëdha ku bëhet pazari, duke shkuar pas tregjeve në pronësi nga libraritë e pavarura.

Duke pasur parasysh se sa sukses kanë bërë libraritë kohët e fundit, kjo ka kuptim për Amazon për të ndjekur këtë treg me libraritë e veta fizike.

Por ende është në pikëpyetje arsyeja pse Amazon është duke u dyfishuar në këtë treg papritur. CFO i Amazon, Brian Olsavsky ka dhënë një dëshmi.

“Ne mendojmë se libraritë … janë një mënyrë shumë e mirë që konsumatorët të angazhohen me mjetet tona, t’i shohin ato, t’i prekin dhe të luajnë me to dhe të bëhen tifozë të tyre, kështu që ne shohim shumë vlerë në këtë gjë,” tha Olsavsky.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0