Amazon nuk ndalet, në kërkim të tregjeve jo-endemike! - Business Magazine Albania

Amazon nuk ndalet, në kërkim të tregjeve jo-endemike!


RANCHOS PALOS VERDES, California —Amazon, jo vetëm gjigand i e-commerce, po kërkon të shtrijë “hegjemoninë” jo vetëm online. Kësaj radhe kompania më e madhe rishitëse në botë po merr seriozisht në konsideratë zgjerimin e eksperimentit të saj me dyqanet e librave.

Gjatë konferencës Code në një intervistë të gjatë me Walt Mossberg të dhënë për The Verge, themeluesi dhe CEO i Amazon Jeff Bezos shpjegoi se përveç hapjes së dyqanit të librave (bookstore) në Seattle, Washington dhe pas asaj të shpallur në San Diego, California, kompani ka gjasa të hapë edhe të tjerë.

Por plani i dyqaneve fizike është larg prej vënies në realitet. Patjetër, përveç shitjes së librave, Bezos dhe Amazon janë duke eksperimentuar në mënyrë konstante në mënyrë që të zbulojnë atë se çfarë duhet të bëjë një Amazon Bookstore. Praktikisht ajo është duke vlerësuar se cili është formati i duhur, masa e dyqanit, përqasja e duhur për shitjet dhe sa duhet të implementojë një dyqan i tillë “Kartën e Anëtarësisë”.

Edhe pse bën lajm për shumë nga ne, Bezos tashmë e ka bërë një zakon biznesi të tijin të provojë “mbi toka të pashkelura”, gjë që natyrisht nuk shkon me llojin tipik të biznesit online të Amazon. Rasti i tillë ishte blerja e Washington Post në 2013-n për 250 milionë $. Por Bezos vetë shprehet për Amazon se “nuk mendoj se jemi të lidhur me ndonjë teknologji apo aftësi të veçantë.”

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0