Rregullatori britanik i mediave dhe komunikimit ‘Ofcom’ thotë se ka “shqetësime të rëndësishme” se Amazon dhe Microsoft mund të dëmtojnë konkurrencën në treg për shërbimet cloud.
Në një deklaratë të mërkurën, Ofcom tha se po “propozonte t’i referonte” tregut të shërbimeve cloud “Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregjeve”, rregullatorit ‘antitrust’ në Mbretërinë e Bashkuar, për hetime të mëtejshme.
“Pengesat e larta për ndërrim, po dëmtojnë tashmë konkurrencën në atë që është një treg me rritje të shpejtë. Ne mendojmë se nevojitet një shqyrtim më i thellë, për t’u siguruar që po funksionon mirë për njerëzit dhe bizneset që mbështeten në këto shërbime, “shtoi Farragher.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve tha se mori gjetjet e përkohshme të Ofcom dhe po i shqyrtonte ato. “Ne jemi të gatshëm të kryejmë një hetim tregu në këtë fushë, nëse Ofcom vendos se është e nevojshme,” tha një zëdhënës.
Njoftimi i Ofcom vjen disa ditë pasi Google Cloud akuzoi Microsoft (MSFT) për praktika anti-konkurruese të shëebimeve cloud. Në një intervistë me Reuters, Zëvendëspresidenti i Google Cloud, Amit Zavery tha se kompania e kishte ngritur çështjen me agjencitë antitrust dhe u kërkoi rregullatorëve të BE-së që të shikojnë më nga afër.
Shërbimet Cloud u shpërndahen bizneseve dhe konsumatorëve përmes internetit dhe përfshijnë aplikacione të tilla si Gmail dhe Dropbox.
Akti i Tregjeve Dixhitale të Evropës, i cili do të zbatohet nga maji, synon të rrisë konkurrencën në shërbimet online. Projektligji i Tregjeve Dixhitale, Konkurrencës dhe Konsumatorit të Britanisë pritet të dalë para ligjvënësve këtë vit.
Sipas Ofcom, Shërbimet Ueb Amazon (AMZN) dhe Azure të Microsoft kanë një pjesë të kombinuar të tregut në Mbretërinë e Bashkuar prej 60%-70% në shërbimet cloud. Google (GOOGL) është konkurrenti i tyre më i afërt me 5%-10%.
Ofcom tha se të tre kompanitë vendosën “tarifa dalje” të larta për transferimin e të dhënave nga një cloud, gjë që dekurajon klientët të ndërrojnë ofrues ose të përdorin ofrues të shumtë për t’i shërbyer më së miri nevojave të tyre.
Lexo: Paga minimale sfidat e tij dhe roli i drejtuesve si shtim vlere në kompani
Ai gjithashtu shënoi kufizimet teknike të vendosura nga ofruesit kryesorë, që pengojnë disa nga shërbimet e një ofruesi, të punojnë në mënyrë efektive me shërbimet cloud nga firmat e tjera dhe tha se zbritjet e tarifave ishin strukturuar për të nxitur klientët të përdorin një ofrues të vetëm për të gjithë ose pjesën më të madhe të nevojave të tyre në cloud.
Kishte indikacione se këto veçori të tregut po shkaktonin tashmë dëm, “me dëshmi të klientëve të cloud që përballen me rritje të konsiderueshme të çmimeve kur vijnë për të rinovuar kontratat e tyre,” tha Ofcom.
Një zëdhënës i Microsoft tha se kompania do të vazhdojë të angazhohet me Ofcom në hetimin e saj. “Ne mbetemi të përkushtuar për të siguruar që industria e cloud në Mbretërinë e Bashkuar të mbetet shumë konkurruese,” shtoi zëdhënësi. CNN ka kontaktuar gjithashtu Amazon dhe Google.
Ofcom ka kërkuar reagime mbi gjetjet e saj të përkohshme dhe do të publikojë një vendim përfundimtar deri më 5 tetor, nëse do t’i referohet tregut të shërbimeve cloud tek Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve.
“Bërja e një referimi për hetimin e tregut do të ishte një hap i rëndësishëm për të ndërmarrë Ofcom. Propozimi ynë pasqyron rëndësinë e kompjuterit cloud për konsumatorët dhe bizneset në Mbretërinë e Bashkuar, “tha ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.