Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shtyrë edhe me 1 muaj afatin e transmetimeve analoge në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Në një dalje publike, kreu i AMA-s ka bërë të ditur se rezultatet e një sondazhi periodik që AMA zhvillon, tregojnë se një pjesë e madhe e të anketuarve vijojnë ende të shikojnë në transmetime analoge. Ndërsa në qarkun e Vlorës mungon infrastruktura.
Kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive Gentian Sala tha gjatë konferencës për shtyp se, “Bordi i AMA-s ka vendosur shtyrjen e afatit të transmetimeve analoge në Tirane dhe Vlorë me 30 ditë. Operatorët privatë që nuk mbulojnë me sinjal në qarkun e Vlorës, të marrin masa për infrastrukturën. Shtyrja me 4 javë do t’u krijojë mundësi qytetarëve të blejnë dekoderat dhe do t’ju japë mundësinë operatoreve”.
Ndërprerja e transmetimeve analoge ishte përcaktuar me 1 shtator 2019, por qytetarët ende nuk janë gati.
Edhe një vit më parë AMA e shtyu afatin për mbylljen e transmetimeve analoge.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto