ALUMIL hyn në një epokë të re me një prani spektakolare në BAU 2025 - Business Magazine Albania

ALUMIL hyn në një epokë të re me një prani spektakolare në BAU 2025

ALUMIL hyn në një epokë të re me një prani spektakolare në BAU 2025

Kompania më e mirë greke shumëkombëshe në fushën e sistemeve arkitekturore të aluminit do të marrë pjesë në BAU 2025, ekspozitën më të madhe ndërkombëtare për arkitekturën, materialet e ndërtimit dhe sistemet. Me pjesëmarrjen e këtij viti në eventin, i cili do të zhvillohet nga data 13 deri më 17 janar 2025 në Qendrën Ekspozuese Messe München, ALUMIL shënon prezencën e saj të 14-të radhazi, duke nënvizuar kështu pozicionin e saj të spikatur midis aktorëve më të rëndësishëm në botë në industri.

Vlen të theksohet se stenda e projektuar posaçërisht për këtë event (Booth 338) do të vendoset në HALL 1, ku do të jenë markat kryesore të industrisë. Ky vit pritet të shënojë praninë më mbresëlënëse në historinë e pjesëmarrjes së kompanisë në BAU. ALUMIL do të shfaqë sistemet e saj kryesore të përdorura në projekte ikonike në shkallë të gjerë në mbarë botën, produkte të instaluara në rezidencat moderne, përmirësimin e autonomisë së tyre energjetike, sistemet e mbrojtjes nga zjarri dhe zgjidhjet  e fasadave apo veshjeve të murit. Gjithashtu, në mënyrë interaktive, vizitori do të zbulojë përkushtimin e kompanisë ndaj parimeve të qëndrueshmërisë dhe ekonomisë rrethore, do të kuptojë thellë vlerat e saj dhe do të informohet për shërbimet e Departamentit të Projekteve Ndërkombëtare në lidhje me kontributin e saj në zbatimin e projekteve historike në çdo cep të botës.

Lexo edhe:ALUMIL: Besim dhe rritje për kompaninë shumëkombëshe

BAU 2025 është një pikë referimi për arkitekturën dhe ndërtimin. ALUMIL është e përkushtuar për prezencën e saj në këtë ekspozitë të rëndësishme ndërkombëtare dhe këtë vit premton disa surpriza vërtet… “të larta” që do të lënë vizitorët të mahnitur!

➡️ Për më shumë informacion mbi pjesëmarrjen e kompanisë, vizitoni ALUMIL’s BAU 2025 website.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0