Alphabet, kompania e katërt në SHBA që arrin vlerën e 1 trilion dollarëve - Business Magazine Albania

Alphabet, kompania e katërt në SHBA që arrin vlerën e 1 trilion dollarëve


Alphabet, kompania Mëmë e gjigantit të kërkimeve në internet, Google – arriti për herë të parë vlerën prej një trilion dollarë në treg, duke u bërë kompania e katërt e teknologjisë në SHBA që arrin një nivel të tillë.

Vlerësimi i tregut në Alphabet u mbyll me një rekord prej 1.450 dollarësh për aksion në Bursën e Nju Jorkut, më 16 janar.

Kompanitë tjera mbi këtë nivel janë Apple, që tani ka vlerën prej 1.38 trilion dollarësh, dhe Microsoft 1.26 trilion dollarë.

Amazon ka arritur në mbi një trilion dollarë në shtator të vitit 2018, por që atëherë ka rënë në 930 miliardë dollarë.

Google, motori kryesor i kërkimeve në internet, ka prodhuar sistemin e njohur mobil Android.

Alphabet është formuar si një kompani simotër në vitin 2015 dhe ka një numër njësish të tjera.

WSJ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0