Google siç e keni njohur nuk ekziston më. Në muajin gusht, gjigandi teknologjik kalifornian Google, u bë pjesë e Alphabet.
Ndryshimet morrën jetë në muajin tetor, kur Larry Page u bë drejtori ekzekutiv i Alphabet dhe Sundar Pichai zuri vendin e tij në krye të Google.
Roli i ri i Larry Page, si drejtor ekzekutiv i Alphabet, i jep më shumë liri për t’u marrë me projekte të reja, pavarësisht nëse përshtaten me filozofinë e Google apo jo. Misioni i Google është të organizojë informacionin botëror dhe ta bëjë të arritshëm për çdo individ.
Këto projekte mund të përfshijnë kërkime në shëndetsi, rritje të jetëgjatësisë apo përmirësimin e jetës në qytete.
Deri tani janë konfirmuar 9 kompani që do të jenë pjesë e Alphabet duke përfshirë Google X dhe projektin e makinave pa shoferë. Ja si duket struktura e re e Alphabet, kompanisë mëmë të Google:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
