Alpha Bank inauguron ambjentet e reja të degës së saj në qytetin e Beratit - Business Magazine Albania

Alpha Bank inauguron ambjentet e reja të degës së saj në qytetin e Beratit


Në datë 17 tetor 2016, u inauguruan ambjentet e reja të degës së Alpha Bank në qytetin e Beratit. Në ceremoni ishin të ftuar Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj, autoritete të tjera vendore, si edhe klientë dhe bashkëpunëtorë të degës Berat. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank në Shqipëri tha “Ne jemi prezent në qytetin e Beratit prej 14 vitesh dhe jemi krenarë që përgjatë këtyre viteve kemi mbështetur klientë individë dhe klientë biznesi me produkte dhe shërbime të shumta për të plotësuar çdo nevojë të tyren”.

Ai vazhdoi duke thënë se dega e re e rinovuar është konceptuar për t’i shërbyer një numri më të madh klientësh me të njëjtën cilësi të lartë shërbimi. Aktualisht dega Berat numëron më shumë se 16,000 klientë, të cilët kanë besuar Alpha Bank dhe është pikërisht ky besim i tyre dhe i 228,000 klientëve të tjerë në të gjithë Shqipërinë që na udhëheq në veprimtarinë tonë të përditshme që prej themelimit të Bankës në vitin 1998 në Shqipëri.

Alpha Bank Albania është një prej bankave më të mëdha në vend, duke zënë një pozicion të konsiderueshëm në treg përsa i përket biznesit bankar me shumicë dhe atij me pakicë. Banka ofron një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh, si depozita dhe produkte investimi, karta debiti dhe karta krediti, produkte të kreditimit bankar me pakicë dhe shumicë, si edhe shërbime për biznesin e vogël, atë të mesëm dhe për korporatat. Aktualisht, Alpha Bank Albania ofron shërbim cilësor për më shumë se 244 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh në vend dhe kanale të tjera alternative, si 54 ATM, web banking dhe mobile banking, si dhe 700 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0