AllWeb Albania shpall biletat Early Bird në shtator - Business Magazine Albania

AllWeb Albania shpall biletat Early Bird në shtator

AllWeb

AllWeb Albania rikthehet në Shqipëri këtë Nëntor. Ndaj, rezervoni një prej përvojave më emocionuese në fushën e Biznesit digjital dhe Rezervoni biletën tuaj Early Bird për 100 Euro.

  • Çfarë duhet të dini?

AllWeb Albania është një konferencë një ditore dedikuar: marketingut digjital, kreativitetit, metaverse, përvojës së përdoruesit, Web3 dhe strategji biznesi. Një event ndërkombëtar me 12+ folës nga e gjithë Bota.

  • Kush duhet të marrë pjesë në AllWeb?

Të gjithë drejtuesit e nivelit të lartë në biznes, sipërmarrës vizionarë, inovatorë, menaxherët e marketingut, agjensitë e reklamave, ekspertët e komunikimit dhe PR, persona që punojnë në media, drejtues të bizneseve të vogla, konsulentë biznesi, studentë të apasionuar ndaj inovacionit etj.

Lexo: Konferenca ndërkombëtare AllWeb rikthehet në Shqipëri këtë Nëntor

  • AllWeb vlen edhe për networking & argëtim!

Krahas ndarjes së përvojave, në AllWeb të gjithë festojnë së bashkë, komunikojnë e ndërveprojnë, zhvillojnë aktivitete speciale dhe do të përballen me shumë surpriza. Networking produktiv mes ekspertëve të industrisë është ndër pikat e forta të këtij organizimi. Kjo ishte edhe arsyeja që AllWeb vendosi të mos zhvillohej thjesht si një tjetër event online gjatë viteve të pandemisë.

Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro

AllWeb i tejkalon pritshmëritë duke ndikuar në skenën shqiptare të Biznesit Dixhital, Marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare / Rajonale dhe vendase.

Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si:

Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me

Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të shpallen në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al 

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Konkresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0