Dy organizatat e shpallën marrëveshjen javën e kaluar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, duke konfirmuar se Alibaba do të jetë partner zyrtar i IOC-së për e-commerce dhe shërbimet cloud.
Kompania gjithashtu do të jetë partner në Olympic Channel, një shërbim i ri televiziv dixhital me qëllimin për të promovuar lojra të tifozëve të rinj sportiv dhe Alibaba tha se do të përdorë njohuritë e tij të mediave dixhitale për të ndihmuar në targetimin e audiencës kineze.
Edhe pse detajet financiare nuk janë zbuluar është konfirmuar se të drejtat globale të Alibaba-s do të përfshijnë 6 Lojërat Olimpike gjatë 11 viteve të ardhshme.
Këto përfshijnë Lojërat Olimpike dimërorë “PyeongChang 2018”, Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022” dhe Lojërat Olimpike të verës dhe dimrit në 2024, 2026 dhe 2028 në qytete që IOC ende nuk i ka zgjedhur.
Alibaba gjithashtu ka siguruar të drejtat që përfshijnë reklamat dhe përdorimin e shenjave Olimpike dhe imazhet nga Lojërat Olimpike.
Burimi: warc.com