Alibaba bëhet partneri kryesor i lojërave Olimpike deri në vitin 2028 - Business Magazine Albania

Alibaba bëhet partneri kryesor i lojërave Olimpike deri në vitin 2028


Alibaba, gjigandi kinez i e-commerce është bërë pjesë e një grupi elitë të sponsorve të Lojrave Olimpike pas nënshkrimit të një partneriteti me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që do të zgjasë të paktën deri në vitin 2028.

Dy organizatat e shpallën marrëveshjen javën e kaluar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, duke konfirmuar se Alibaba do të jetë partner zyrtar i IOC-së për e-commerce dhe shërbimet cloud.

Kompania gjithashtu do të jetë partner në Olympic Channel, një shërbim i ri televiziv dixhital me qëllimin për të promovuar lojra të tifozëve të rinj sportiv dhe Alibaba tha se do të përdorë njohuritë e tij të mediave dixhitale për të ndihmuar në targetimin e audiencës kineze.

Edhe pse detajet financiare nuk janë zbuluar është konfirmuar se të drejtat globale të Alibaba-s do të përfshijnë 6 Lojërat Olimpike gjatë 11 viteve të ardhshme.

Këto përfshijnë Lojërat Olimpike dimërorë “PyeongChang 2018”, Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022” dhe Lojërat Olimpike të verës dhe dimrit në 2024, 2026 dhe 2028 në qytete që IOC ende nuk i ka zgjedhur.

Alibaba gjithashtu ka siguruar të drejtat që përfshijnë reklamat dhe përdorimin e shenjave Olimpike dhe imazhet nga Lojërat Olimpike.

Burimi: warc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0