ALBtelecom shton bashkëpunimin me Postën Shqiptare - Business Magazine Albania

ALBtelecom shton bashkëpunimin me Postën Shqiptare


ALBtelecom ndërmerr një bashkëpunim strategjik afatgjatë me Postën Shqiptare. Përmes tij synohet rritja e mundësive për qytetarët për marrjen e shërbimeve kudo ku ata ndodhen.

Jemi mjaft të kënaqur që po shtojmë bashkëpunimin me Postën Shqiptare, një partner i hershëm i ALBtelecom, jo vetëm duke qenë dy institucione historike në fushën e komunikimit, por edhe për shkak të afërsisë me qytetarët në të gjithë Shqipërinë”, – tha Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom Z. Tahsin Yilmaz.

Nga ana e saj Posta Shqiptare e sheh me rëndësi këtë bashkëpunim për një sërë arsyesh.

Falë këtij bashkëpunimi, Posta kthehet në një One Stop Shop, duke mundësuar kryerjen e disa shërbimeve në një vend, që do të thotë më pak radhë dhe më shumë kohë e kursyer për klientët ALBtelecom”, – tha Administratori i Posta Shqiptare, Z. Laert Duraj.

Duke filluar nga sot, Posta Shqiptare do të ofrojë shërbimin e shpërndarjes së faturave të ALBtelecom-it, si mundësi shtesë për dyqanet dhe pikat e shitjes së kësaj kompanie. Klientët e ALBtelecom do të kenë mundësi të paguajnë faturat e telefonisë fikse, asaj celulare, të internetit dhe të paketave ALBtv, në çdo zyrë postare në vend.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi strategjik, ALBtelecom dhe Posta Shqiptare do të mundësojnë përfitime të tjera për klientët në të gjithë Shqipërinë në muajt në vazhdim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0