ALBtelecom: Internet bonus për rimbushjet nga aplikacioni “Profili Im” - Business Magazine Albania

ALBtelecom: Internet bonus për rimbushjet nga aplikacioni “Profili Im”

ALBtelecom

Kohët kanë ndryshuar dhe bota po bëhet gjithmonë e më shumë mobile, e po kështu edhe ne.

Në ditët e sotme pothuaj për çdo gjë ka një aplikacion të dedikuar, duke filluar me plotësimin e nevojave bazike, informacionin apo qoftë dhe argëtimin. Nevoja e përdorimit të këtyre aplikacioneve doli edhe më të pah gjatë situatës së vështirë të pandemisë,  ku u vu  re domosdoshmëria dhe prakticiteti i tyre. Përdorimi i aplikacioneve është shumë i përhapur mes brezit të rinj, por tashmë ato janë  shndërruar në një domosdoshmëri për të gjitha grupmoshat. Përmes tyre ne mundëm të komunikonim, të shiheshim përmes videove me njëri-tjetrin, të blinim e  të kryenim pagesat,  pa patur nevojë të dilnim nga shtëpia, në mënyrë që të ruanim veten dhe të tjerët.

“Profili Im” i ALBtelecom është aplikacioni, i cili ofron çdo zgjidhje për secilën familje që ka nevojë për komunikim të pandërprerë e për të kryer pagesat për shërbimet e domosdoshme, vetëm duke u rregjistruar në të.

Krahas gjithë lehtësive që ofron aplikacioni, ALBtelecom ka vendosur të shpërblejë klientët e saj, të cilët zgjedhin ta përdorin atë për të kryer rimbushjet e nevojshme.

Lexo: ALBtelecom sjell Wi-Fi falas për të gjithë në Lumin e Shalës

Tani, çdokush që rimbush telefonin nga aplikacioni do të shpërblehet me plot 25 GB internet BONUS për rimbushjen e parë, e më pas sa herë rimbush po në të njëjtën mënyrë.

Bonusi i parë prej 25 GB është i vlefshëm për 10 ditë, ndërsa bonusi i rimbushjeve të tjera i vlefshëm për 30 ditë. Bonuset përfitohen nga numri që merr rimbushjen, pavarësisht se kush e kryen atë përmes një karte krediti.

Ofertat dhe produktet e njëpasnjëshme nga  ALBtelecom janë në të njëjtën linjë me vizionin e  kompanisë për të mundësuar  internet dhe shërbime digjitale e inovative për të gjithë shqiptarët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0