ALBtelecom i bashkohet nismës globale të UN Women për fuqizimin e grave - Business Magazine Albania

ALBtelecom i bashkohet nismës globale të UN Women për fuqizimin e grave

ALBtelecom

ALBtelecom, kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri, nënshkroi anëtarësimin në Parimet e Fuqizimit të Grave (WEPs), një iniciativë globale për barazinë gjinore, e promovuar nga UN Women dhe UN Global Compact. Për të shpallur këtë risi për publikun u organizua një event në Akademinë ALBtelecom.

Duke pasur një histori të gjatë në treg, ALBtelecom ka treguar ndër vite një angazhim të vazhdueshëm për promovimin e grave në mjediset e punës, duke vendosur kështu rekorde frymëzuese në përpjekjet për arritjen e barazinë gjinore në të gjithë industrinë.

Aktualisht në ALBtelecom 61% e punonjësve janë gra dhe 43% e pozicioneve drejtuese mbahet prej tyre, në sektorët më të rëndësishëm të kompanisë. Vetë ALBtelecom drejtohet nga një grua, duke shënuar një moment historik për vetë industrinë.

Në fjalimin e mbajtur gjatë eventit, CEO e ALBtelecom, Znj. Bilgen Aldan u shpreh krenare për drejtimin e një kompanie, e cila ofron dëshmi konkrete të promovimit të grave në vendin e punës dhe ftoi të gjithë aktorët e mjedisit të biznesit ta konsiderojnë barazinë gjinore si një nxitje drejt suksesit të ndërsjellë.

I pranishëm në event ishte edhe përfaqësuesi i UN Women Albania, Z.Michele Ribotta, i cili theksoi rolin kryesor që kompanitë e TIK si ALBtelecom mund të luajnë në tejkalimin e ndasisë ekzistuese digjitale mes gjinive, duke ofruar akses më të madh të grave dhe vajzave në aftësi, shërbime dhe vende pune në ekonominë digjitale.

Lexo: ALBtelecom në transformim të vazhdueshëm digjital për të përmirësuar eksperiencën e abonentëve

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Znj. Anisa Ruseti, e ftuar si folëse në event, vuri në dukje hendekun në nivelin e pagave midis burrave dhe grave, dhe shprehu mbështetjen e bashkisë në avancimin e mëtejshëm të politikave në mbështetje të çështjeve gjinore.

Firmosja e WEPs është një angazhim për nxitjen e praktikave të biznesit që fuqizojnë gratë dhe përshpejtojnë barazinë gjinore në vendin e punës, për tregun dhe komunitetin.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0