Albsig Pension, fondi i ri pensioneve - Business Magazine Albania

Albsig Pension, fondi i ri pensioneve


Albsig Pension është fondi më i ri i pensioneve private në vend. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka licensuar këtë fond, duke e ccuar në 4 numrin e fondeve që menaxhojnë fondet për pensione private nga Sigal, Raiffeisen, Credins dhe së fundi Albsig. Kjo e fundit pritët të marrë edhe licencën dhe funksionin si fond investimesh, e lidhur shumë me mundësinë e sigurimit të fondit për pension.

Ky hap, flet për rritjen e interesit për të zgjeruar tregjet financiare në Shqipëri, ndonëse oferta është ende e ulët. Vlera e tregut privat të pensioneve në vend, edhe pse në rritje, është ende e ulët: 23 milionë euro me rreth 27 mijë persona. Në fondin e investimeve janë përfshirë më shumë persona dhe me një vlerë shumë më të partë. Të dhënat zyrtare tregojnë se ka rreth 29 mijë investitorë për një shumë totale 540 milionë euro.

Në konferencën e fundit të Bankës së Shqipërisë, u vu theksi tek nevoja e zgjerimit të tregut financiar, për të mundësuar rritjen e financimit të sektorëve me interes.
Por, zhvillimi i tregut financiar në të njëjtën kohë mundëson edhe rritjen e financimit për htimi i institucioneve financiare të lidhura me tregun e kapitalit është një premisë e rëndësishme edhe për zhvillimin e bursës.

Lexo: Cila është mosha e duhur për të investuar?

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0