ALBSIG kryeson në pagesat e dëmeve - Business Magazine Albania

ALBSIG kryeson në pagesat e dëmeve


Kur një i dëmtuar nga aksidenti ka marrëveshje me kompaninë e sigurimeve për shumën që duhet t’i kompensohet, pagesa duhet të kryhet brenda 15 ditësh. Kjo procedurë ndiqet edhe për dëmet e shkaktuara nga sigurimi i banesës/apartamentit/ pronës apo dhe biznesve të tjera. Por, ka dhe dëme që për shkak të mosmarrëveshjeve nga njëra palë përfundojnë për zgjidhje në gjykatë. Atje procedohen rastet kur pala e dëmtuar nuk e pranon ofertën e Shoqërisë së Sigurimit për kompensim të dëmit.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në gjykata janë 895 raste me probleme kompensimi të dëmit. Vlera e tyre shkon në gati 1.4 milionë lekë. Në pamje të parë, kjo shifër tregon se janë rritur pagesat e Shoqërive të Sigurimeve për dëmet e shkaktuara për këtë periudhë, por nga ekspertë të sigurimeve mësohet se në fakt, bëhet fjalë për dëme që u përkasin periudhave të mëparshme, për detyrime të “importuara”, për dëme që shoqëritë duhet t’i kishin paguar në kohën e duhur, por për shkaqe të ndryshme, duhet te paguhen gjatë kësaj periudhe. Zgjidhja e rasteve të dëmeve nga vetë shoqëritë është treguesi kryesor që jep ecurinë dhe zhvillimin e indrustrisë së sigurimeve në vendin tonë kundrejt shërbimit ndaj klientëve.

Në statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, paraqitet radhitja e shoqërive të sigurimeve, të fokusuara më së shumti tek mënyra e trajtimit të dëmeve, duke e finalizuar më pas me dëmshpërblimet. Nga publikimi i fundit i Raportit Statistikor – Financiar të tremujorit të tretë 2019 për Shoqëritë e Sigurimit, disa shoqëri sigurimi e kanë ulur ndjeshëm numrin e dëmeve në gjykatë.  Albsig, rezulton me numrin më të vogël të dëmeve në proces gjyqësor aktive deri në fund të muajit nëntor, që përkon me vlerën më t♪7 ulët. 35 raste me vlerë 24, 783 lekë. Kompania vlerësohet të zgjidhë çështjet e dëmshpërblimeve në mënyrë të menjëhershme. Ndaj, statistikat tregojnë se një pjesë shumë e vogël shkon për t’u zgjidhur në gjykatë.

Edhe për dëmet pezull, Albsig mban nivelin më të ulët. Përfaqësuesit e kompanisë tregojnë se procedurat e ndjekura nga shoqëria, janë transparente dhe favorizojnë klientin. Ky tregues është shumë i rëndësishëm për shoqërinë, pasi tregon që dëmet trajtohen dhe paguhen në kohë rekord kundrejt klientëve, fakt ky që jepet qartë edhe nga treguesit statistikorë. Edhe pse aktualisht ALBSIG renditet në 2 shoqëritë e para në tregun e sigurimeve jo- jetë, shërbimet ndaj klientëve tregojnë se ALBSIG është i pari në pagesat e dëmeve dhe i fundit ne numrin e dëmeve pezull.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0