Po përpara se të mbahet ky takim në datën 25 Mars, Albanian ICT Awards zhvilloi dy workshope të tjera ditën hënë. I pari u mbajt pranë Shkollës së Mesme Profesionale Gjin Gazull në Prishtinë ku zuri vend prezantimi i Albanian ICT Awards me maturantët e kësaj shkolle.
Hapjen e takimit e bëri drejtorja e shkollës, Hajrie Shaipi, me një fjalë të rastit. Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen e ekipit të Albanian ICT Awards ishte pikërisht përgatitja e lartë dhe diapazoni i gjërë i studentëve të saj në fushat e teknologjisë së informacionit kjo e demostruar edhe nga pjesëmarrja e lartë.
Më pas vijoi takimi tjetër në Tiranë këtë herë me studentët e informatikës, Matematikës dhe Statistikës pranë Universitetit Europian. Hapja e takimi u bë nga Prof. Indrit Baholli ndërsa të ftuar ishin edhe anëtarja e jurisë së këtij viti në Albanian ICT Awards Prof. Anni Dasho Sharko dhe Mërgim Cahani, CEO i startupit të suksesshëm të motorit të kërkimit Gjirafa.com të cilët nuk ngurruan të ofronin mesazhe inkurajuese për tu bërë pjesë e konkursit mbarëkombëtarë.
Pas mbylljes së eve, e gjithë vëmendja do të kthehet nga juria e Albanian ICT Awards e cila duhet të përzgjedhë 7 fituesit e garës mbarëkombëtare që do të prezantohen në mbrëmjen Gala të datës 29 Prill.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.