“Albanian DREAMin & LEAPin 2020”

“Albanian DREAMin & LEAPin 2020”



Jeni një i ri dhe dëshironi të përmirësoni vetveten? Jeni kurioz të njiheni me avantazhet që bota digjitale ofron sot? Aspironi të punësoheni në tregun global? Dëshironi të zgjeroni network-un tuaj dhe të njihni njerëz që ndajnë interesa të njëjtë me ju? Nëse do të njihesh me histori frymëzuese suksesi nga vendi dhe bota, atëherë jeni në vendin e duhur!

Leadership Development Association Albania në bashkëpunim me Salesforce Trailblazer Community Groups dhe LEAP Summit 2020 organizon konferencën ndërkombëtare. “Albanian DREAMin 2020” do të jetë konferenca më e madhe e teknologjisë në rajon, e para në llojin e saj, me 7 të folës ndërkombëtarë dhe me mbi 350 pjesëmarrës nga Shqipëria, rajoni dhe jo vetëm. Inovacioni, teknologjia dhe inteligjenca artificiale do trajtohen nga drejtues dhe programues të “Trailbalzer Community Salesforce” nga mbarë bota, në 29 Shkurt, Tirana International Hotel & Conference Room.

Lexo: Ku po shkon bota e marketingut dhe internetit?! – Mesazhet e konferencës Spark.me 2019

Për të katërtin vit rradhazi në bashkëpunim me organizatën kroate HUKI Partnere e Komisionit Europian, vjen “LEAPin Albania 2020”, konsideruar si një lëvizje globale influencuese e fokusuar në inovacion, teknologjitë moderne, sipërmarrje, zhvillimin e karrierës dhe në histori suksesi që kanë ndryshuar rrjedhën e jetës.

Në fund të eventit çdo pjesmarrës do të pajiset me një çertifikatë. Gjithashtu, gjatë konferencës Salesforce Trailblazer Community do të ndajë: 7 kupona çertifikimi Salesforce me vlerë 400 dollarë secili dhe do të zhvillojë giveaway me vlerë mbi 1200 dollarë (çanta, bluza, xhaketa, power bank etj).

Nëse ke filluar një biznes, apo ke një ide biznesi, nëse do të dish se si mund të punosh nga shtëpia për tregun global, nëse do të njihesh me histori frymëzyese suksesi nga vendi dhe bota, atëhere bëhu pjesë e “Albanian DREAMin & LEAPin 2020”.

Lexo: Dy akademitë që ofrojnë trajnime në fushën e sipërmarrjes dhe marketingut dixhital

Regjistrohu në “Albanian Dreamin& Leapin 2020”:

https://www.eventbrite.co.uk/e/85418010569/

Për më tepër informacion: https://lda.al/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0