Aladini del në qytet për të ndarë 10.000.000 lekë kupona dhuratë - Business Magazine Albania

Aladini del në qytet për të ndarë 10.000.000 lekë kupona dhuratë

Aladini

Aladini ka vendosur të dhurojë dhjetra kupona dhuratë për blerjen e mallrave në mënyrë që njerëzit të provojnë shërbimin që ai ofron. Në total gjatë verës do të dhurohen 10.000.000 lekë të reja pra 100 Milionë lekë të vjetra.

Si do të ndahen këto Lekë?

Për ta bërë këtë formë Aladini ka gjetur një formë unike. Ka përzgjedhur të ndajë 20.000 kartmonedha 500 Lekë të reja të cilat përdoren vetëm tek Aladini, dhe Aladini ka mbi 1000 produkte me çmimin nën 500 lekë tek të cilat më skeptikët mund t’i përdorin këto lekë.

Por përveç kësaj ka gjetur formën më unike për t’i ndarë këto lekë. Do t’i ndajë në zonat turistike të Shqipërisë me qilim fluturues.

Shikoni videon më poshtë për më shumë:

Po unë si mund të përfitoj?

Nëse ju shikoni qilimin fluturues vraponi të merrni kartëmonedhat; megjithatë edhe nëse nuk i gjeni kartmonedha tek shpërndahen me qilimin fluturues nëpërmjet kodit ‘majmuni’ ju mund të përfitoni 500 lekë ulje në një blerje mbi 2000 Lekë.

Si mund të përdoret kuponi?

Edhe kjo është shumë e lehtë. Ju mund të blini nga whatsapp tek numri 0675050999 ose të telefononi tek 044507878, ose të shkruani tek Facebook apo Instagrami i tyre. Mund ta bëni edhe në web me butonin 1 klikim, por mënyra më e mirë se si mund ta përdorni kuponin është duke e shtuar në shportë dhe më pas futur kuponin në fjalë.

  1. Në fillim shtojeni produktin që doni të blini në shportë
  2. Më pas në shportë shënoni kuponin ‘majmuni’ tek vendi bosh.
  3. Më pas regjistrohuni
  4. Më pas zgjidhini metodën e pagesës, ka edhe cash në dorëzim të pakos.
  5. Përfundoni

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0