Aktivistja 16 vjeçare, Greta Thunberg përzgjidhet për Çmimin Nobel të Paqes - Business Magazine Albania

Aktivistja 16 vjeçare, Greta Thunberg përzgjidhet për Çmimin Nobel të Paqes


Adoleshentja suedeze është themeluesja e lëvizjes “Greva e të Rinjëve për Klimën” që filloi në Gusht të vitit të kaluar kur ajo çdo të premte mungonte në shkollë në mënyrë që të protestonte për rritjen e veprimit mbi ndryshimet klimatike. Që atëherë, veprimet e Thunbergut kanë nxitur një lëvizje të tërë me studentë anembanë botës duke goditur vëmendjen ndaj nevojës për veprim mbi ndryshimet klimatike.

Tani tre ligjvënës norvegjezë kanë përzgjedhur aktivisten 16 vjeçare për Çmimin Nobel për Paqen, raportojnë Globe dhe Mail. Freddy Andre Oevstegaard dhe dy anëtarë të tjerë të Partisë së Majtë Socialiste në Norvegji kanë konfirmuar se e kanë çuar emrin e Thunberg në Komitetin Nobel këtë vit, duke thënë se ata besojnë se, “lëvizja masive e Gretës ka vënë në lëvizje një kontribut shumë të rëndësishëm paqeje.” Politikanët gjithashtu vunë në dukje se “Ne kemi propozuar Greta Thunberg, sepse nëse nuk bëjmë asgjë për të ndaluar ndryshimet klimatike, ajo do të jetë shkaku i luftërave, konflikteve dhe krizës së refugjatëve”.

Lajmet për përzgjedhjen e saj kanë ardhur vetëm dy ditë para se grevat studentore të frymëzuara nga veprimet e saj të ndodhnin në 1,659 qytete në 105 vende. Komiteti Nobel nuk komenton për përzgjedhjen, por Thunberg është kandidate për çmimin e vitit 2019, së bashku me 301 kandidatë të tjerë, duke përfshirë 223 individë dhe 78 organizata.

Pasi lajmi i përzgjedhjes së saj u bë i ditur, Thunberg ka shkruar në Twitter duke thënë se ajo është “e nderuar dhe shumë mirënjohëse për këtë nominim”.

Më poshtë ju do të keni mundësinë të lexoni fjalimin e plotë të mbajtur nga Greta në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP24 të vitit 2018:

“Emri im është Greta Thunberg. Unë jam 15 vjeç. Jam nga Suedia. Tani unë flas në emër të Drejtësisë Klimatike. Shumë njerëz thonë se Suedia është vetëm një vend i vogël dhe nuk ka rëndësi se çfarë ne bëjmë. Por unë kam mësuar se nuk je kurrë shumë i vogël për të bërë një ndryshim. Dhe nëse disa fëmijë mund të marrin vëmendje në të gjithë botën vetëm duke mos shkuar në shkollë, atëherë imagjinoni se çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku nëse dëshirojmë vërtetë.

Por për ta bërë këtë, duhet të flasim qartë, pavarësisht se sa e pakëndshme mund të jetë kjo. Ju flisni vetëm për rritjen e ekonomisë, sepse jeni shumë të frikësuar për të mos qenë të njohur. Ju flisni vetëm për të ecur përpara me të njëjtat ide të këqija që na futën në këtë rrëmujë, edhe kur e vetmja gjë që duhet bërë është shpallja e gjendjes emergjente. Ju nuk jeni të pjekur mjaftueshëm sa ta tregoni situatën ashtu siç është. Edhe këtë barrë, ju po na e lini ne, fëmijëve. Por, mua nuk më intereson të jem e njohur. Më intereson drejtësia klimatike dhe planeti ku jetojmë. Qytetërimi ynë po sakrifikohet që një grup shumë i vogël njerëzish të vazhdojnë të bëjnë shuma të mëdha parash.

Biosfera jonë po sakrifikohet në mënyrë që njerëzit e pasur në vende si Suedia të mund të jetojnë në luks. Është vuajtja e shumicës që paguan për luksin e pakicës.

Në vitin 2078, unë do të festoj ditëlindjen time të 75-të. Nëse kam fëmijë ndoshta ata do ta kalojnë atë ditë me mua. Ndoshta do të më pyesin për ju. Ndoshta ata do të pyesin pse ju nuk keni bërë asgjë, ndërkohë që kishte ende kohë për të vepruar. Ju thoni se i doni fëmijët tuaj mbi gjithçka, por ju jeni duke vjedhur të ardhmen e tyre para syve të tyre.

Derisa të filloni të përqendroheni në atë që duhet bërë dhe jo në atë që është politikisht e mundur, nuk ka shpresë. Ne nuk mund ta zgjidhim një krizë pa e trajtuar atë si një krizë. Duhet të mbajmë karburantet fosile në tokë dhe duhet të përqendrohemi në barazinë. Dhe nëse zgjidhjet brenda sistemit janë kaq të pamundura për t’u realizuar, ndoshta duhet të ndryshojmë vetë sistemin. Ne nuk kemi ardhur këtu për t’ju lutur udhëheqësve botërorë. Ju na keni injoruar në të kaluarën dhe do të na injoroni përsëri. Ju kanë mbaruar justifikimet dhe neve po na mbaron koha. Ne kemi ardhur këtu për t’ju bërë të ditur se ndryshimi po vjen, ju pëlqen juve apo jo. Fuqia e vërtetë i përket popullit. Faleminderit”.

burimi: fastcompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0