Aksion ne tre dogana ne vend, Spiropali: Lufte informalitetit - Business Magazine Albania

Aksion ne tre dogana ne vend, Spiropali: Lufte informalitetit


TIRANE- Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka goditur sot tre raste te kontrabandes ne tre pika doganore ne vend, ne Kakavije, Qafe Bote dhe Shkoder.

Drejtorja e Pergjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, duke vleresuar aksionin ka thene se godtitja e tri rasteve kontrabande arrinte ne vlere malli 100 milione.

“Aksioni vazhdon ne te gjithe Shqiperine per kthimin e ligjshmerise dhe luften ndaj informalitetit”- shkruan ajo ne profilin ne FB.

Sipas zyres per shtyp te doganes mesohet se “Operacioni i pare u finalizua ne Degen Doganore Kakavije ku u bllokua nje sasi e konsiderueshme Çizme grash, kepuce dhe konfeksione. Keto mallra po kontrabandoheshin nga Greqia ne drejtim te Shqiperise me autobusin me targa AA 578CK, me drejtues mjeti A. Taraj dhe M. Simoni”.

Vlera e shmangies se detyrimit doganor eshte llogaritur ne 20 mije euro.

Rasti i dyte ishte aksioni ne Degen Doganore Qafe Bote, ku Shtetasi A. Qosja me automjetin e tij tip kamion, me targa AA 663 FR, tentonte te kontrabandonte 1000 dyzina luge ose 12000 cope, mbulesa divani 74 cope, perde 1069 cope ose 3207 meter linear, mbulesa tavoline 604 cope, shalle 410 cope, konfeksione 281 cope. Sipas Doganes, vlera e shmangies doganore ishte rreth 35 mije Euro.

Disa mijera euro ka qene edhe shmangia e detyrimit doganor ne Shkoder. “Subjekti Vasil Tahiri me automjetin me targa SH 9022 C, po perpiqej te fshihte pa deklaruar nje sasi te konsiderueshme mallrash industriale dhe konfeksione”- njofton Drejtoria e Doganave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0