AKEP jep OK për shitjen e Telekom Albania tek Albanian Telecom Invest - Business Magazine Albania

AKEP jep OK për shitjen e Telekom Albania tek Albanian Telecom Invest


Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka miratuar paraprakisht shitjen e paketës kontrolluese të aksioneve të Telekom Albania pranë konsorciumit bullgar Albanian Telecom Invest.

Në vendimin e publikuar, Këshilli Drejtues i AKEP thekson se shoqëria blerëse dhe aksioneret e saj nuk zotërojnë aksione në shoqëri të tjera, të cilat ushtrojnë aktivitet në fushën e telefonisë së lëvizshme në Republikën e Shqipërisë.

Sipas AKEP, nuk ka arsye për të penguar transferimin e aksioneve te Spas Rusev dhe Elvin Guri. Edhe pse nuk është shprehur drejtpërdrejt, për AKEP duket se nuk përbën pengesë mungesa e një shoqërie të specializuar në shërbimet e telekomunikacioneve.

Lexo: Shitja e Telekom Albania, punonjësit kërkojnë garanci

Pas këtij vendimi të AKEP, Telekom Albania mund të shitet zyrtarisht pasi të marrë vendim Autoriteti i Konkurencës. Ky i fundit duhet të shprehet nëse marrëveshja për shitjen kufizon ose jo kunkurencën në treg.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0