Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania”, në bashkëpunim me SME Academy Network, organizon për të dytin vit radhazi Akademinë Verore për SME-të me temë: “Trajnim për menaxhimin e eksportit”, në datat 25 – 29 Qershor 2018 pranë Hotel Tirana International.
Programi fokusohet në praktikat ndërkombëtare të biznesit, dokumentacionin dhe procedurat e eksportit, tregtinë ndërkombëtare, barrierat dhe ndërkombëtarizimi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME).
Kandidatët që mund të aplikojnë janë:
• SME që eksportojnë,
• SME që kërkojnë tregje të reja dhe që kanë potencial për të eksportuar në të ardhmen,
• Studentët që janë të përfshirë në kërkime në fushat e tregtisë ndërkombëtare dhe hulumtimit të tregut ose që do të dëshironin punë për sektorin privat (si kompanitë eksportuese, konsulencat e hulumtimit të tregut, etj.).
Në fund të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do te pajisen me certifikatë.
Gjithashtu, falë mbështetjes nga Ambasada e Kinës, në fund të trajnimit, do të përzgjidhet një fitues që do të përfitojë një bursë për një trajnim një mujor në Akademinë e Biznesit në Kinë me temë “Rritja e kapaciteteve të eksportit për vendet në zhvillim”.
Për regjistrimin, kontaktoni në adresën info@sme.al.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto