Akademia Verore e SME-ve 2019 ju mirëpret në datat 21 - 22 Qershor

Akademia Verore e SME-ve 2019 ju mirëpret në datat 21 – 22 Qershor



Nëse po kërkoni të zgjeroni biznesin tuaj, Akademia Verore e SME-ve ju vjen në ndihmë, duke ofruar për ju ekspertët më të mirë, për konsultimin e ideve tuaja. Në datat 21 – 22 Qershor, do të referohet mbi temën “Sustainable growth of SME-s toward Europe”.

Për të gjithë ata që duan të jenë pjesë, ofrohen praktikat ndërkombëtare të bërjes së biznesit sidomos me tregun europian, mbi procedurat dhe dokumentacionin e eksportit, barrierat tregtare, standardet dhe marken CE, Marrëveshjen Tregtare Shqipëri-BE, marketing në nivel ndërkombëtar, aksesi për financim, etj.

Kush mund të aplikojë?
• SME eksportuese
• SME-të që kërkojnë tregje të reja
• Studentët e përfshirë në hulumtime në fushat e tregtisë ndërkombëtare ose kërkimit të tregut
• Studentët që dëshirojnë të punojnë në sektorin privat (siç janë kompanitë eksportuese, agjencitë ndërkombëtare të marketingut ,etj)

Lexo: Studim: “Performanca e SME-ve në Shqipëri”

Me mbylljen e ‘SASME ’19, fituesit të çmimit të parë do t’i sigurohet një paketë trajnimi një mujore në Akademinë Ndërkombëtare të Biznesit (AIBO) në Pekin -Kinë. Të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga Republika Popullore e Kinës. Fituesi do të zgjidhet në bazë të një sistemi vlerësimi.
Për më shumë informacion mund të kontaktoni në inbox facebook ose info@sme.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0