Akademia Verore 2017 e SME-ve, mundësia ideale për sipërmarrësit e rinj - Business Magazine Albania

Akademia Verore 2017 e SME-ve, mundësia ideale për sipërmarrësit e rinj


Instituti Shqiptar i SME-ve, SME Albania në bashkëpunim me Köstinger Consulting, njofton organizimin e edicionit të parë të “Akademia Verore e SME-ve” në datat 10 – 16 Korrik 2017, në Qendrën Rinore Tiranë.

Akademia Verore e SME-ve është një program 6 ditor që i ofron SME-ve, bazën e nevojshme teorike dhe praktike që atyre u nevojitet për t’u përshtatur me ndryshimet e shpejta me të cilat përballet ekonomia jonë, për të qenë sa më konkurrues në treg dhe për të lehtësuar procesin e ndërkombëtarizimit.

Akademia Verore e SME-ve 2017 kërkon të pajisë pjesëmarrësit me njohuri teknike në tre fusha kryesore:
– Standardet – Cilësia, Shëndeti dhe Siguria, Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, Inovacioni në kompani.
Parashikimi i shitjeve – Të drejtat e pronësisë intelektuale, Aksesi në financim, Menaxhimi i burimeve njerëzore.
Inteligjenca e Marketingut – Marrëdhëniet me Klientët, Rrjetëzimi, Menaxhimi i mediave sociale, Lidershipi dhe komunikimi BMC, Kompetencat Ndërkulturore.

Të ftuar të veçantë në Akademinë Verore 2017 do të jenë përfaqësues nga Zyra e Këshilltarit Ekonomik e Tregtar të Ambasadës së Kinës që do të ofrojnë njohuri të dobishme mbi tregun kinez me qëllim promovimin e zhvillimit dhe bashkëpunimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) mes Shqipërisë, Kinës dhe BE-së. Një nga SME-të pjesëmarrëse do të përzgjidhet për të vizituar Kinën dhe për të krijuar networking me sipërmarrje në Kinë.

Në përfundim të Akademisë Verore, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën e pjesëmarrjes.

Të gjithë sipërmarrësit që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij programi, mund të kontaktojnë dhe të shprehin interesin e tyre në adresën info@sme.al.

Pjesëmarrja në Akademinë Verore është falas.

Megjithatë inkurajohen të gjithë pjesëmarrësit të paguajnë një tarifë simbolike prej 30 Euro që do t’i dhurohet Fondacionit Down Syndrome Abania.

Burimi: sme.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0