‘Air France’ nis fluturimet me Shqipërinë - Business Magazine Albania

‘Air France’ nis fluturimet me Shqipërinë

Air France

Avioni i një ndër kompanive më të mëdha ajrore ‘Air France’ u ul në aeroportin Nënë Tereza për herë të parë, këtë të shtunë.

Një lidhje direkte mes Tiranës dhe Parisit, në Aeroportin “Carles De Gaulle”.

Burimet zyrtare tregojnë  se, ‘Air France’ do të fluturojë fillimisht dy herë në javë për të provuar tregun, më pas 4 herë për të vijuar më pas me fulturime javore.

Mbërritja e avionit të pare u prit nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ambasadorja e Francës dhe përfaqësues të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Lexo: Pa e kuptuar, po humbisni vite nga jeta juaj me këto aktivitete “koti” në punë

Ministrja Balluku së bashku me përfaqësuesit e ‘Air France’ inspektuan punimet që po kryhen për zgjerimin e terminalit të ri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0