Air Albania. Kryeministri Rama lançon nisjen dhe rekrutimin e stafit

Air Albania. Kryeministri Rama lançon nisjen dhe rekrutimin e stafit


Air Albania, linja e re ajrore kombëtare, pritet të nisë shpejt fluturimet. Kompania ka nisur procesin e rekrutimit dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama.

Përmes rrjetit social Facebook, Rama tregon se kompania është duke kërkuar kryesisht të rinj të moshave 21-29 vjeç me kriter të vetëm aftësitë e mira në komunikim.

Çdo vajzë e djalë që përmbush kriteret dhe dëshiron të provojë veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi, është i mirëpritur,” shkruan kryeministri.

Aplikimet e të interesuarve duhet të dërgohen në adresën elektronike apliko@airalbania.com.al. Fluturimet e para të kompanisë pritet të jenë në drejtim të aeroporteve rajonale si Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Zagreb, por edhe pika të tjera në Europën Perëndimore.

Kryeministri shkruan: “Ambicia jonë është që AIR ALBANIA të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe duam që vajza e djem të zgjedhur të këtij vendi, të mikëpresin e të shërbejnë në bordin e avionëve të krenarisë sonë kombëtare.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0