Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), vijon mbështetjen e bizneseve shqiptare dhe produkteve ‘Made in Albania’ nëpërmjet fushatës promovuese #eduashqip
Nëse jeni një biznes apo artizan, prodhoni të mira nga duart tuaja, doni t’i prezantoni produktet në vendin e origjinës, kontaktoni në: info@aida.gov.al, ose në numrin e telefonit 04 225 1001. AIDA synon t’ju mbështesë të bëni të njohur produktin tuaj.
“Zgjidh të vendit” i jep jetë produkteve autentike dhe unike, duke bërë bashkë çdo copëz që formon historinë e Shqipërisë me vlera.
Qëllimi i AIDA-s është të njohim, zgjedhim dhe duam çdo ditë produktet shqiptare.
Shfletoni Katalogun e parë vjetor “Made in Albania” dhe njihuni me produktet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto