Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka përmbyllur me sukses nismën Investors Support Days, një platformë e dedikuar për mbështetjen dhe fuqizimin e investitorëve vendas dhe të huaj. Ky aktivitet synoi në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit, të lehtësojë procesin e investimeve dhe të promovojë potencialet e Shqipërisë në sektorë kyç si turizmi, energjia, bujqësia dhe teknologjia.
Gjatë muajve Tetor-Nëntor në bashkëpunim me MEKI, MF, MIE, AKPA, AKBN, AIC pranë AIDA u zhvilluan tryezat e rrumbullakëta me kompanitë gjermane, italiane, turke, greke, franceze, austriake dhe hungareze. Përveç institucioneve të qeverisjes qendrore, kjo iniciativë pati dhe prezencën e Ambasadës së Gjermanisë, Italisë, Turqisë, Greqisë, Francës, Austrisë dhe Hungarisë.
Lexo edhe:Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe forcojnë marrëdhëniet ekonomike në forumin e biznesit
Gjithashtu pjesë e saj ishin dhe Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA), Dhoma Italiane e Tregtisë, Confindustria, MUSIAD, Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri si dhe Advantage Austria.
Ne këtë tryezë morën pjesë një total prej 120 kompanish. Për problematikat e raportuara, AIDA po i ndjek me prioritet së bashku me institucionet përkatëse, deri në zgjidhjen përfundimtare.
Në takimin përmbyllës, drejtuesit e AIDA-s theksuan rëndësinë e një klime miqësore ndaj investimeve, duke prezantuar reformat e fundit ligjore dhe masat mbështetëse të ofruara nga qeveria. Përfaqësuesit e biznesit patën mundësinë të ndanin përvojat dhe pritshmëritë e tyre, ndërsa diskutimet praktike ndihmuan në identifikimin e zgjidhjeve konkrete për sfidat e hasura.
“Investors Support Days është një dëshmi e përkushtimit tonë për të mbështetur investitorët dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit. AIDA do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm në çdo hap të udhëtimit të tyre,” u shpreh drejtori ekzekutiv i agjencisë.
Me një pjesëmarrje të gjerë dhe interes të shtuar për projekte të ardhshme, nisma konfirmoi potencialin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investime. Investors Support Days shënon një hap përpara në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të reja si dhe ri-investimet nga kopmanite e huaja prezente ne vend.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.