Ahmetaj optimist për ekonominë: Ra papunësia. Ndërtimi po financohet nga bankat - Business Magazine Albania

Ahmetaj optimist për ekonominë: Ra papunësia. Ndërtimi po financohet nga bankat


Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmetaj ka bërë në pasqyrë të ekonomisë muajt e fundit, duke theksuar se trajektorja është pozitive. Në një takim me gazetarët, Arben Ahmetaj ka theksuar se ka pasur zhvillime pozitive në disa sektorë të ekonomisë.

Papunësia sipas tij ra në 4% në katër vitet e fundit ndërsa në këtë nivel është rritur punësimi. Papunësia aktualisht ka zbritur në 13% sipas INSTAT, ndërsa Ahmetaj tha se, “në mandatin e dytë të qeverisë Rama papunësia po shkon drejt nivelit njëshifror”. Sektori me zhvillimin më të madh këtë vit, sipas tij, erdhi për shkak të mundësive për hua.

Ahmetaj tha se, “Ekonomia është në një trajektore rritëse të qëndrueshme. Janë rritur huatë për ndërtim, si përgjigje e pyetjes se ku dalin paratë për ndërtim. Kjo rrëzon qëndrimet politike apo emocionale të çdokujt. Kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme për të kuptuar se nga vjen rritja e sektorit të ndërtimit.

Si kundërpergjigje ndaj diskutimeve të ngritura për burimin e të ardhurave në ndërtim, Ahmetaj theksoi se huaja për pasuritë e paluajtshme është rritur 6 %. Për përmirësimin e klimës së financimit, ministri kujtoi se kredia me probleme ka zbritur në gati 13% të totalit të kredisë. Duke theksuar se ekonomia është përmirësuar për shkak të reformave, Ahmetaj vuri në dukje se edhe të dhënat e para për këtë vit lajmërojnë rritje të huasë dhe eksporteve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0