Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit “Standard & Poor’s” (S&P), ka riparë në rritje perspektivën e Shqipërisë në pozitive, nga e qendrueshme. Ajo konfirmoi gjithashtu vlerësimin për kreditë afatgjata dhe afashkurtra në monedhën vendase dhe të huaj në “B+/B”.
Sipas vlerësimit të fundit, pritet që rritja ekonomike e Shqipërisë të zbutet në periudhën 2023-2024, duke reflektuar kërkesën e jashtme më të dobët, përpara se të rikuperohet drejt 4% deri në vitin 2026. Agjencia thekson se deficitet e dyfishta fiskale dhe ato të llogarisë korrente u vendosën të rishikohen për shkak të të ardhurave të forta nga turizmi.
Agjencia parashikon që rritja reale e PBB-së së Shqipërisë të ngadalësohet në 3% këtë vit, nga 4.9% që ishte në 2022, për shkak të kërkesës më të ulët nga Europa. Ndërkohë që, pas këtij viti pritet një rritje drejt 4% deri në vitin 2026 e mbështetur në konsumin e rritur nga turizmi dhe lehtësimin e kushteve ekonomike e financiare globale. Në vlerësim thuhet se boshllëqet e infrastrukturës, një kuadër ligjor disi i dobët, korrupsioni dhe shtrëngimi i tregut të punës vazhdojnë të pengojnë ekonominë e Shqipërisë.
Megjithatë, vendi, i nxitur nga përpjekjet e tij për t’u bashkuar me BE-në pas arritjes së statusit të kandidatit në vitin 2014, ka bërë hapa në rritje në adresimin e këtyre pengesave strukturore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.