Agjencitë për Zhvillim të Ballkanit bashkohen për projekte të përbashkëta - Business Magazine Albania

Agjencitë për Zhvillim të Ballkanit bashkohen për projekte të përbashkëta


Në Tiranë nisi punimet takimi i tretë i Konsorciumit të Institucioneve për Zhvillim të Europës Juglindore, i cili u krijua me qëllim bashkëpunimin ndërmjet 7 vendeve të rajonit për identifikim të problemeve reale si dhe përmirësimin e ekonomive lokale.

Pjesëmarrësit e këtij konsorciumi janë përfaqësues të Agjencive për Zhvillim nga Maqedonia, Mal i Zi, Kroaci, Sllovenia, Serbia, Bosnje – Hercegovina dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nga Shqipëria.

Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Genti Beqiri, u shpreh gjatë takimit se harmonizimi i politikave dhe projekteve të përbashkëta do ta bëjë më konkurues rajonin tonë, duke e kthyer atë në një treg më të madh dhe në një mundësi më të madhe për tërheqjen e më shumë investitorëve potencial.

Në këtë takim, përveç partnerëve të konsorciumit ishte gjithashtu prezent anëtari i parlamentit europian, Franc Bogovič, i cili në prezantimin e tij u ndal në politikat rajonale europiane për periudhën 2014-2020.

Shtatë përfaqësues të institucioneve për zhvillimin të Europës Juglindore nënshkruan në 12 Mars 2016 një marrëveshje partneriteti midis tyre. Takimi i radhës u mbajt në datat 12-13 Shtator 2016 në Kroaci, ku dhe u vendos që takimi i tretë të mbahej në Shqipëri. Takimi do të zhvillojë punimet për dy ditë me radhë.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0