Agjencia britanike e spiunazhit: Inteligjenca Artificiale përbën kërcënim sigurie - Business Magazine Albania

Agjencia britanike e spiunazhit: Inteligjenca Artificiale përbën kërcënim sigurie

Një agjenci britanike spiunazhi ka paralajmëruar se chatbot-et e Inteligjencës Artificiale si ChatGPT përbëjnë një kërcënim sigurie, sepse pyetjet e ndjeshme mund të hakerohen ose të zbulohen.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, një njësi e agjencisë së inteligjencës GCHQ, publikoi të martën një postim në blog që përshkruan rreziqet për individët dhe kompanitë nga përdorimi i një lloji të ri të chatbot-ëve të fuqishëm të bazuar në AI, shkruan Business Insider.

Rreziqe të tjera përfshinin kriminelët që përdorin chatbot për të shkruar “email bindëse mashtruese” dhe për t’i ndihmuar ata të montojnë sulme kibernetike “përtej aftësive të tyre aktuale”, shkruan autorët e postimit në blog të NCSC.

Lexo edhe: Lançohet ChatGPT-4. Çfarë ndryshon me modelin e ri?

Kjo krijon një rrezik për pyetje të ndjeshme, të tilla si një CEO që pyet “si më mirë të pushosh një punonjës” ose dikush që bën pyetje shëndetësore, shkruan autorët.

Ndryshe, kompanitë e mëdha duke përfshirë Amazon dhe JPMorgan kanë këshilluar punonjësit të mos përdorin ChatGPT për shkak të shqetësimeve se mund të rrjedhin informacionet e brendshme. / Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0