Aftësitë që nevojiten të zotëroni për t’u bërë të suksesshëm

Aftësitë që nevojiten të zotëroni për t’u bërë të suksesshëm


Për të gjithë ata që sapo kanë mbaruar universitetin, presin të diplomohen apo kanë filluar punën tyre të parë, mund të duket shumë e vështirë për të vendosur se si do t’i hedhin hapat e së ardhmes apo se çfarë dëshirojnë të bëjnë në jetë.

Megjithatë, pavarësisht rrugës që ata do të ndjekin, apo se ku do të fokusohen në të ardhmen, ka disa aftësi që mund t’ju orientojnë drejt suksesit, sidomos atij afatgjatë. Ja cilat janë disa prej tyre:

  • Ndërmerrni rreziqe – Nëse jeni duke kërkuar të hyni në një industri që nuk keni njohuri apo keni filluar një punë që nuk keni aftësitë e duhura, është e rëndësishme të mbani mend se të gjithë të tjerët po marrin të njëjtat rreziqe. Shtyjini vazhdimisht kufinjtë e zonës suaj të rehatisë dhe shpërblimet do t’ju pasojnë.
  • Bëhuni shitësi më i mirë i vetes tuaj – Duke ditur se si ta aplikosh shitjen në markën tënde personale është çelësi për të fituar njohje.
  • Ndërtoni një aftësi specifike –Kur ke një mori talentesh, është e lehtë të ndihesh i/e kualifikuar për një numër të madh pozicionesh, por në të njëjtën kohë, mund të ndiheni të pa kualifikuar për shumë të tjerë. Të lindurit e Mijëvjeçarit të ri më të talentuar, kanë kaluar muaj duke përmirësuar një aftësi që do t’i bëjë ata shumë më të dëshirueshëm në tregun e punës.

Lexo: Si të kuptoni aftësitë e vërteta drejtuese të dikujt

  • Aplikoni meditimin – Meditimi do t’ju sjellë më shumë qetësi se çdo gjë tjetër që mund të bëni.
  • Organizoni udhëtime të shpeshta – Bëni pak pushim dhe shfrytëzoni kuriozitetin tuaj për të vizituar vende dhe për të provuar gjëra të reja.
  • Mos harxhoni shumë kohë duke menduar – Mënyra më e mirë për t’i përballuar ato është thjesht duke i marrë gjërat ashtu siç janë, në vend që të mendojmë çdo veprim gjatë gjithë kohës.
  • Bëhuni kursimtarë – Ndërsa shumë prej nesh nuk besojnë në qëllimin e një llogarie kursimi, është e rëndësishme të praktikoni aktin e të kursyerit.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0