Aftësimi dhe punësimi, 640 milionë euro për strategjinë me pesë objektiva - Business Magazine Albania

Aftësimi dhe punësimi, 640 milionë euro për strategjinë me pesë objektiva

Qeveria ka pranuar në strategjinë e saj Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023-2030 reflektimin e asaj që bizneset nënvizojnë çdo ditë: mungesën e stafit.

Po kështu i njëjti dokument ka parashtruar se të rinjtë janë një grup që kanë nevojë për vëmendje duke qenë se papunësia mbetet në nivele të larta.

Pikërisht mbi këto dhe disa probleme të tjera dokumenti ka hartuar synimet dhe objektivat për një afat tetëvjeçar. Janë në total pesë objektiva që kanë një kosto prej 640 milionë euro për gjithë periudhën.

Strategjia parashikon që vëmendje t’i jepet grupit të rinjve nën moshën 29 vjeç.

“Qeveria shqiptare dhe institucionet e lidhura me punësimin, arsimin dhe aftësimin do të garantojnë që çdo i ri nën moshën 29 vjeç (NEET) të ketë një ofertë të denjë punësimi, trajnimi apo arsimi, brenda një periudhe të arsyeshme kohore prej disa muajsh nga momenti i identifikimit, në linjë më rekomandimet e Komisionit Europian. Për këtë, në bashkëpunim me ministritë e linjës është hartuar një plan kombëtar për Zbatimin e Garancisë Rinore, i cili parashikon disa reforma të ndara në katër faza: hartëzimi, angazhimi, përgatitja dhe ofrimi” thuhet në dokument.

Një pikë e rëndësishme është ajo e arsimit profesional për të cilën strategjia nënvizon se ka nevojë për përfshirje më të madhe të sektorit privat në përmbajtjen dhe qeverisjen e ofrimit të arsimit dhe formimit profesional, si dhe drejtpërdrejte në ofrimin e të nxënit me bazë punën.

“Për të rritur mundësitë e të nxënit gjatë gjithë jetës, është e nevojshme të reformohet oferta e formimit profesional nëpërmjet angazhimit të ofruesve privatë, si pjesë e ekosistemit për ofrimin e shërbimeve për të rriturit, përfshirë trajtimin e tranzicionit të dyfishtë (aftësitë e gjelbra dhe digjitale). Për më tepër duhen eksploruar alternativa të ndryshme për të nxitur ndërmarrjet private ose fuqinë punëtore për të investuar në trajnime dhe në zhvillimin e aftësive. Kjo qasje mund të pilotohet në sektorë me rritje të shpejtë[1] përpara se të zgjerohet” thuhet ne dokument.

Strategjia nënvizon se ashtu sikurse aftësimi dhe punësimi i denjë ka nevojë për vëmendje lidhur me sigurinë në punë ku ka një trend rritës të aksidenteve në punë.

“Në lidhje me aksidentet në punë, sipas inspektimeve të kryera është konstatuar se të gjitha janë shkaktuar nga faktorë të parandalueshëm, të cilët mund të eliminoheshin duke zbatuar masat tashmë të njohura dhe të disponueshme për sigurinë dhe shëndetin në punë (SSHP). Për më tepër, monitorimet nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH) kanë konfirmuar shumë dobësi në plotësimin e kushteve të punës nga subjektet në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë. Rreth 23 për qind e subjekteve të inspektuara ose nuk marrin fare masa, ose nuk marrin mjaftueshëm masa mbrojtëse kolektive dhe individuale për punonjësit e tyre” thuhet në dokument.

Objektivat e strategjisë

Strategjia parashikon pesë objektiva kryesorë të ndarë më pas me nënobjektiva më të detajuar:

OBJEKTIVI SPECIFIK 1.1: Reduktimi i mospërputhjes së aftësive dhe rritja e nivelit të saj për të gjithë popullsinë në moshë pune dhe për të gjitha profesionet

OBJEKTIVI SPECIFIK 1.2: Rritja e nivelit të aftësive të grave dhe burrave në moshë pune

OBJEKTIVI SPECIFIK 1.3: Funksionimi më i mirë i tregut të punës për të gjithë

OBJEKTIVI SPECIFIK 2.1: Ndërmjetësim me gjithëpërfshires i punësimit

OBJEKTIVI SPECIFIK 2.2: Sigurimi i punës së denjë për të gjithë dhe kudo.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0