Aeroporti i Rinasit i shitet 90 milionë USD kompanisë kineze - Business Magazine Albania

Aeroporti i Rinasit i shitet 90 milionë USD kompanisë kineze


Koncesioni i Rinasit i është shitur për rreth 90 mln dollarë kompanisë kineze “Everbright Global Airport and Investment Fund”. Burime jozyrtare konfirmojnë për Top Channel se është firmosur shitja e aeroportit mes kompanisë kineze dhe koncesionarit TIA.

“Everbright Global Airport and Investment Fund” është pjesë e kompanisë “China Everbright”, e mbështetur nga shteti kinez dhe e specializuar në menaxhim asetesh me një portofol të gjerë investimesh. Kompania ka ngritur një fond të fokusuar në investime në sektorin e aviacionit, porte dhe infrastrukturë europiane.

Në një intervistë për “Hong Kong Economic Journal”, drejtori ekzekutiv i “China Everbright” pat deklaruar se objektiv i kompanisë është të zhvillojë në to pjesën logjistike të transportit ajror të mallrave.

Ndërsa vetё drejtori ekzekutiv i TIA-s, Rolf Castro-Vasquez, kur pranoi interesimin kinez tha se, shitja synon zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së aeroportit.

Megjithatë, zyrtarisht TIA thotë se negociatat vazhdojnë dhe kalojnë në disa faza. Në rast se përmbyllen me sukses të gjitha këto faza, lajmi do të bëhet i ditur publikisht pas këtij momenti.

“Detaje të mëtejshme preferojmë që të mos jepen, në respekt të këtyre negociatave dhe sidomos informacionit të saktë që TIA çmon se opinioni publik duhet të ketë”, thotë e kontaktuar nga Top Channel, drejtorja e Komunikimit e aeroportit, Arlinda Çausholli.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0