Aeroporti i Prishtinës ''Adem Jashari'' shpallet fitues i dy çmimeve prestigjioze - Business Magazine Albania

Aeroporti i Prishtinës ”Adem Jashari” shpallet fitues i dy çmimeve prestigjioze


Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ”Adem Jashari” ka marrë njoftimin se është shpallur fitues i çmimeve prestigjioze në Communitas Awards 2017 për dy nominimet në kategorinë e Përgjegjësisë Sociale si dhe në kategorinë e Iniciativave të Gjelbërta në kujdesje ndaj ambjentit.

Në këtë njoftim të dërguar nga Communitas Awards më tej thuhet se: “Gjyqtarët tanë kanë gjetur se LKIA në mënyrë të qartë ka treguar se performon në frymën e Communitas- një fjalë Latine që nënkupton projektet në të mirën e komunitetit. Të nominuarit për këto çmime vlerësohen në bazë të vazhdimit dhe efekteve te programit të tyre.”

Lexo: Aeroporti më i mirë në botë po ndërton një pyll dhe ujëvarë në brendësi të tij

Në anën tjetër Drejtori Gjeneral i ANP-së, Haldun Firat Kokturk tha se: “Ne do të vazhdojmë që të japim kontributin tonë edhe me tej në komunitetin ku operojmë si dhe jemi në vazhdimësi të projekteve për ruajtjen e ambientit ku edhe ditëve të fundit jemi certifikuar në nivelin +2 – Reduktimi nga Airport Carbon Accreditation.”

Ky është viti i dytë që ANP ‘Adem Jashari’ merr çmimin për Përgjegjësi Sociale nga kjo organizatë dhe hera e parë për Iniciativa të Gjelbërta.

Burimi: orainfo.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0