Kastrati Group e drejtuar nga Shqefet Kastrati, dhe kompania T.M.D Systems LTD, kanë një bonus prej 8 pikë në tenderin që pritet të hapet për dhënien me koncension të aeroportit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë. Këshilli i Ministrave ka miratuar shpërblimin e kompanive për ofertën e tyre të pakërkuar lidhur me koncesionin e Aeroportit të Kukësit me bonus 8 pikë.
Së shpejti qeveria pritet të hapë garën për dhënin me koncesion të Aeroportit..
Lexoni: Hiqet ekskluziviteti i Rinasit, aeroporti i Kukësit hap dyert
Vënia në punë e tij në fakt është diskutuar disa vite më parë, kur edhe kontrata me TIA-n u zgjat në kohë.
Pak kohë më parë, Kryeministri Rama, pati theksuar se ka interes nga investitorë seriozë për aeroportin e Kukësit.
Aeroporti pritet t’i nënshtrohet një rivlerësimi për investimet e nevojshme dhe për të përcaktuar rolin e tij në transportin ajror. Ndërsa Kastrati, është tashmë një grup i fuqizuar në investime, kompania e huaj pritet të ofrojë pjesën e konsulencës në këtë drejtim.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto