Aeroportet në dilemë midis testimit ose vaksinimit, intensifikohet debati për udhëtimet - Business Magazine Albania

Aeroportet në dilemë midis testimit ose vaksinimit, intensifikohet debati për udhëtimet

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në gjithë botën u bashkua me shumicën e linjave ajrore në thirrjen për një zgjedhje midis testimit ose vaksinimit, nga frika se një rregull i tillë para fluturimit do të ishte po aq përçarës sa karantinat. Qantas Airways nxiti debatin javën e kaluar kur tha se  vaksinimi ndaj COVID-19 do të ishte i nevojshëm për pasagjerët në fluturimet e saj ndërkombëtare. Por linjat e tjera ajrore, dhe tani aeroportet globale, janë të shqetësuar për faktin se pritja e vaksinave do të ndalojë njerëzit të udhëtojnë derisa ato të përhapen gjerësisht, duke dëmtuar kështu biznesin në rajone, të tilla si Europa.

“Ashtu siç karantina ndaloi ndjeshëm industrinë, një kërkesë universale për vaksinat mund të bënte të njëjtën gjë,” tha për Reuters Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve Luis Felipe de Oliveira.

LEXO: Pandemia, Kina propozon një mekanizëm global për të lehtësuar udhëtimet

“Ndërsa ne mirëpresim zhvillimin e shpejtë të vaksinave, do të ketë një periudhë të konsiderueshme përpara se ato të jenë vënë gjerësisht në dispozicion,” shtoi ai.

“Industria nuk mund të presë derisa vaksinimi të bëhet i disponueshëm në të gjithë botën. Gjatë periudhës së tranzicionit, testet dhe vaksinat së bashku do të luajnë një rol kryesor në rimëkëmbjen e industrisë”

Australia është nga ato vendet e para që ka përcaktuar që njerëzit që vijnë nga jashtë do të duhet të vaksinohen ose të izolohen në një numër të kufizuar të hoteleve.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0