Aeroplani supersonik që mund t’ju çojë nga Londra në Nju Jork në 80 minuta - Business Magazine Albania

Aeroplani supersonik që mund t’ju çojë nga Londra në Nju Jork në 80 minuta

Një projektues spanjoll ka zbuluar një dizajn mahnitës për një aeroplan të ri supersonik që mund të arrijë nga Londra në Nju Jork për 80 minuta. Hyper Sting është një koncept i ri për aeroplanët e ardhshëm komercial supersonikë që do të udhëtojnë me 4000 km/h.

Kjo është pothuajse dyfishi i Concorde, i cili bëri fluturimin e tij të fundit gati dy dekada më parë.
Dhe projektuesi spanjoll Oscar Viñals thotë se 170 pasagjerë do të mund të shijojnë udhëtimin me mbi tre herë shpejtësinë e zërit.
Me rreth 100 metra gjatësi, Hyper Sting do të ishte mbi 30 metra më i gjatë se Concorde dhe do të kishte një hapje më të gjerë krahësh prej 51 metrash krahasuar me 26 të Concorde.

“Një epokë e re e fluturimit supersonik mund të jetë afër , por ka sfida për të kapërcyer kur bëhet fjalë për të fluturuar më shpejt se shpejtësia e zërit”.metro

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0