Aenne Burda dhe historia e shkurtër e brandit të saj - Business Magazine Albania

Aenne Burda dhe historia e shkurtër e brandit të saj

Aenne Burda është një grua e suksesshme e shekullit të kaluar me markën e saj 73 vjeçare.
Aenne Burda lindi në Offenburg, ne vitin 1909 në Perandorinë Gjermane të dikurshme. Ajo zgjodhi të përpunojë emrin e saj sipas këngës popullore “Ännchen von Tharau”.

Ajo ishte vajza e një zjarrfikësi të lokomotivave me avull në hekurudha. Aenne la shkollën e mesme në manastir në moshën 17-vjeçare dhe u bë arkëtare në kompaninë e energjisë elektrike në Offenburg. Në vitin 1930 ajo u takua me botuesin Franz Burda, djalin e Franz Burda, themeluesit të shtypshkronjës Burda. Çifti u martua një vit më vonë, më 9 korrik 1931. Ata paten tre djem, Franz (1932–2017), Frieder (1936–2019) dhe Hubert (1940).
Burda themeloi dy fondacione bamirësie, duke mbështetur akademikë të rinj dhe të moshuar në qytetin e saj të lindjes, Offenburg.
Aenne Burda vdiq në vendlindjen e saj në Offenburg, Gjermani, në moshën 96-vjeçare, nga shkaqe natyrore. Një film për jetën e saj, “Aenne Burda The Economic Wonderwoman” u publikua në vitin 2018.
Revista Burda
Aenne dhe bashkëshorti i saj ndihmuan në zgjerimin e biznesit familjar në revistat e grave. Në vitin 1949 Aenne Burda themeloi një kompani printimi dhe botimi të revistave të modës në qytetin e saj të lindjes Offenburg. Në të njëjtin vit ajo filloi të botojë revistën Favorit, e cila më vonë u riemërua në Burda Moden. Numri i parë i revistës Burda Moden u botua në vitin 1950 me një tirazh prej 100,000 kopjesh. Ajo u bë e njohur në treg pas vitit 1952, kur filloi të përfshinte fletë letre me modele dhe stampa për qepjen e rrobave. Në vitin 1987 Burda Moden u bë revista e parë perëndimore e botuar në Bashkimin Sovjetik. Burda Fashion botohet aktualisht në 90 vende në 16 gjuhë të ndryshme.
Në vitin 1977 ajo publikoi revistën Burda CARINA, një revistë e modës dhe stilit të jetesës që synon një audiencë më të re femërore.
Dy citate te Aenne Burdes.
• “Qëllimi im është të bashkoj modele praktike me një çmim të përballueshëmm, që mund të vishen nga numri më i madh i mundshëm i grave.
• “Kam mësuar të plakem me një zemër të re, duke ruajtur kështu kënaqësinë time të jetës, te gëzoj jetën time, my joie de vivre”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0