AECA hap thirrjet për rritjen e aftësive digjitale dhe hapjen e dyqaneve të reja elektronike “Digitally Fit for E-Commerce” - Business Magazine Albania

AECA hap thirrjet për rritjen e aftësive digjitale dhe hapjen e dyqaneve të reja elektronike “Digitally Fit for E-Commerce”

AECA hap Thirrjen e re Publike për rritjen e aftësive digjitale dhe hapjen e dyqaneve të reja elektronike “Digitally Fit for E-Commerce”

Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike – AECA, në kuadër të projektit “Digitally Fit për E Commerce”, shpall  thirrje publike për pjesëmarrje në programin kushtuar mbështetjes së sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe prodhuesve individualë të regjistruar që  vijnë nga tre zinxhirët e mëposhtëm të vlerës:
• Bujqësia dhe përpunimi i agrumeve: fruta dhe perime të freskëta dhe të përpunuara
• Prodhim i lehtë – Veshmbathje dhe tekstile; Përpunimi i drurit dhe prodhimi i mobiljeve
• Turizmi hyrës për llojet e mëposhtme të turizmit: ekoturizëm, turizëm rural dhe turizëm aventure.

Projekti “Digitalisht i përshtatshëm për tregtinë elektronike”, i mbështetur nga Projekti i USAID-it për Zhvillimin Ekonomik, Qeverisje dhe Rritjen e Ndërmarrjeve (EDGE) dhe i zbatuar në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase për E-Commerce – AETM, synon të përmirësojë aftësitë digjitale të një numri të përgjithshëm nga 60 pjesëmarrësit e përzgjedhur nga të dy vendet që vijnë nga zinxhirët e vlerave të lartpërmendura, dhe ndihmojë ata të hapin një kanal shtesë shitjesh, duke i lidhur me platformat lokale të internetit të tregtisë elektronike.

Lexo edhe:Çfarë nuk shkon me dyqanin tim online?- Këshillim i personalizuar nga ekspertët

Aplikantët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të marrin pjesë në tre sesione trajnimi edukative me frekuentim fizik, të dizajnuara me qasje të personalizuar dhe të përshtatura për nevojat e tyre specifike. Pas përfundimit me sukses të sesioneve të trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të lidhen me platformat lokale të ueb-tregtisë elektronike dhe të fillojnë të shesin produktet dhe shërbimet e tyre në internet përmes hapjes së një dyqani elektronik.

Aplikimi i programit është falas dhe online përmes ueb-faqes në vijim https://ecommerce.mk/en/public-call/ , dhe është i hapur deri të martën, 24 tetor 2023, ora 23:59. Pjesëmarrësit do të përzgjidhen nga një komision i përbërë nga tre ekspertë të tregtisë elektronike. Çdo aplikim do të vlerësohet individualisht.

Kjo nismë i ndihmon aplikantët e përzgjedhur të rrisin praninë e tyre digjitale dhe të forcojnë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e tyre të nevojshme për të lulëzuar në epokën dixhitale.

Nëpërmjet këtij programi, AECA rikonfirmon angazhimin intensiv për rritjen e tregtisë elektronike në Shqipëri, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me bizneset vendase, duke i ndihmuar ata të fitojnë arsimim cilësor, të krijojnë një prani të fortë online dhe të shkëmbejnë praktikat më të mira të tregtisë elektronike, të gjitha me synim rrisin të ardhurat e tyre dhe maksimizojnë potencialin e tyre të rritjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0