Disa fakte shumë interesante për “Apple” - Business Magazine Albania

Disa fakte shumë interesante për “Apple”


  • Në korrik 2011, Apple kishte në bankë më shumë para se sa qeveria amerikane.
  • Duke përdorur iTunes, ju keni rënë dakord që të mos përdorni produktet e Apple për të ndërtuar armë bërthamore. 
  • Apple rregjistron gjithcka që ju i thoni Sirit.
  • Duhanpirja pranë një kompjuteri Apple anulon garancinë.
  • Punonjësit në zyrat e Apple fitojnë mesatarisht 125 mijë dollarë në vit.
  • Disa “sipërmarrës” në Kinë hapën dyqane false Apple. Edhe punonjësit aty mendonin se po punonin për Apple e vërtetë.
  • Cdo minutë, Apple fiton 300 mijë dollarë.
  • Në filmin “Mission Impossible: Ghost Protocol”, produktet Apple marrin pothuaj 8 minuta kohë në ekran (afro 23 milionë dollarë reklamë). Sigurisht, Apple e mori falas.
  • Në vitin 1983 u krye projekti i parë i iPhone. Ngjante më shumë me një iPad me receptor.
  • Bashkëthemeluesi i Apple, Ronald Uein i shiti aksionet për 800 dollarë. Sot vlera e tyre do të ishte 350 miliardë.
  • Apple nuk mund ta përdorë emrin iPhone në Brazil sepse një kompani me emrin Gradiente Electronicas e regjistroi në vitin 2000.
  • Google nxjerr më shumë fitime nga iOS se sa nga Android.
  • iPhone është pothuaj dy herë më i kushtueshëm në Brazil, se sa në SHBA.
  • Një adoleshent në Kinë shiti veshkën për të blerë një iPhone.
  • Pilotëve u pëlqen të përdorin iPad në vend të lapsit dhe letrës tradicionale.
  • Sipas udhëzimeve të Apple, kompanive nuk u lejohet të japin falas iPhone apo iPad.
  • Proçesori i iPhone në fakt bëhet nga Samsung.

 

/Bota.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0