Adidas synon të kombinojë racionalen dhe emocionalen! - Business Magazine Albania

Adidas synon të kombinojë racionalen dhe emocionalen!

Adidas synon të kombinojë racionalen dhe emocionalen!

Nuk ka një formulë të saktë për atë që është e drejtë në marketing,” sipas CEO-s së Adidas, Bjørn Gulden: “50% është emocionale dhe 50% është racionale.”

Kjo mund të duket e habitshme, duke pasur parasysh që Adidas vitin e kaluar rriti me gati 30% kostot e angazhimeve për promovim dhe reklama, duke arritur në 8 miliardë euro, dhe është e përkushtuar të shpenzojë rreth 12% të të ardhurave nga shitjet në iniciativa marketingu në vitet e ardhshme. Por Gulden deklaroi gjatë një telefonate mbi të ardhurat se nuk kishte parë “asnjë model të ROI-t në marketing që funksionon”. Sipas tij, nëse një model i tillë do të ekzistonte, të gjithë do të bënin të njëjtën gjë. “Adidas duhet të jetë ndryshe,” tha ai.

Çfarë do të thotë kjo?
Për Gulden, ky qëndrim nënkupton investime jo vetëm në sportet kryesore komerciale, si vrapimi, basketbolli dhe futbolli, por edhe sigurimin e dukshmërisë dhe besueshmërisë në sporte më të vogla, si skiimi apo hipizmi, që nuk janë aq fitimprurëse. “Kjo është në frymën e Adi Dassler,” deklaroi ai. “Ne duam të rikthehemi dhe të jemi marka e preferuar e sportistëve.” Kjo larmi, sipas tij, krijon gjithashtu “energji dhe inovacion” brenda kompanisë. “Mund të gjesh mënyra për të kombinuar emocionin dhe anën komerciale në një formë që përputhet me vizionin e Adidas,” sugjeroi ai.

Lexo edhe:Me përvojë në Adidas, Wolt dhe Nokia, këta emra të mëdhenj po vijnë në Prishtinë

Lokale dhe gjithëpërfshirëse
Adidas po miraton gjithashtu një qasje më të lokalizuar në marketing, duke njohur ndryshimet në preferencat e konsumatorëve dhe rëndësinë e sporteve në rajone të ndryshme. (“Adidas-i më i mirë në botën e sotme është një Adidas global, por me një mentalitet lokal.”) Si pjesë e kësaj ideje, gjuha vizuale e markës është rifreskuar, duke hequr emrin Adidas nga logot e performancës dhe ato me tre gjethet (three-foil). “Gjuha vizuale mbetet e njëjtë, por përmbajtja mund të ndryshojë. Mund të jenë të famshëm lokalë, mund të jenë produkte lokale. Por, kudo që të shkoni në botë, kjo është mënyra se si dukemi,” tha Gulden. Ndërkohë, slogani i performancës ka kaluar nga “Impossible is nothing” në “You got this”, duke synuar një qasje më inkurajuese dhe gjithëpërfshirëse, e cila thekson kënaqësinë e të ushtruarit në sport, përtej synimit për të fituar.

warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0