Adidas paralajmëron humbje në fitime pasi “hoqi” Kanye West - Business Magazine Albania

Adidas paralajmëron humbje në fitime pasi “hoqi” Kanye West

Adidas ka paralajmëruar për ndikimin në fitimet e saj pasi i dha fund partneritetit jashtëzakonisht të suksesshëm të Yeezy me reperin dhe stilistin Kanye West.

Shefi i ri i firmës tha se mund të humbasë qindra milionë dollarë këtë vit nëse nuk do arrihet qw tw shitet stoku i atleteve Yeezy.

Gjigandi i veshjeve sportive ndërpreu lidhjet me West, i njohur si Ye, pasi ai postoi komente antisemite në rrjetet sociale.

“Numrat flasin vetë. Ne aktualisht nuk po performojmë ashtu siç duhet,” tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i kompanisë Bjørn Gulden.

Lexo edhe: Adidas “heq qafe” Kanye West dhe “Yeezy”. Reperi zyrtarisht nuk është më një miliarder

Adidas tha se ishte ende duke vendosur nëse do të heqë aksionet e saj të mbetura në Yeezy, por do të merrte një goditje prej 500 milion euro në fitimet e saj nëse i hiqen të gjitha.

Për më tepër, kompania pret që një tronditje e biznesit të kushtojë 200 milionë euro të tjera.

Kjo mund të nënkuptojë se firma e atleteve është shtyrë në një humbje operative këtë vit që arrin në 700 milionë euro, paralajmëroi Gulden. Adidas pritet të kthehet në fitim në vitin 2024, shtoi ai. Në të njëjtën kohë kompania zbuloi se fitimi i saj operativ për vitin e kaluar kishte rënë në 669 milionë euro, dy të tretat më pak se në vitin 2021.Aksionet e tregtuara në SHBA në Adidas ranë me pothuajse 9% pas njoftimit./ BBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0